Kishte premtuar se kënga e fundit ishte diçka totalisht ndryshe dhe ashtu rezultoi. Mozzik i surprizoi të gjithë me projektin me titull “Të dua”, dedikuar të bëjës.
Reperi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi publikoi dedikimin e ëmbël për të voglën.
Sot ai ka ndarë një video ku shfaqet me Hanën. “Babi e ka bërë një këngë për mua. E ka emrin “Të dua””,-thotë Hana. Kur Mozzik e pyet: “Po unë kë dua?”, e vogla i thotë: “Mua!”
Përmes vargjeve reperi rrëfen historinë e komplikuar me Loredanën dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën. Mozzik i drejtohet Hanës duke i thënë se nuk do të flasë kurrë për arsyet e ndarjes me Loredanën, “sepse është shumë e rëndë”. “Edhe kur mami të gjëjë dikë / mos u shqetëso se nuk ka njeri që më zëvendëson / do të jem babi yt deri sa shpirti të më pushojë,” thotë ai.