Një 47-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.
Abcnews.al mëson se gjatë pyetjeve në prani të psikologut, babai e ka tërhequr të bijën prej flokësh.
Ndërsa ka rezultuar se ka abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.