Babai ngre akuza të rënda: Grabitësi i futi fëmijët në kasolle, abuzoi seksualisht me njërën nga vajzat

1 minut lexim

Detaje të rënda mësohen nga grabitja e ndodhur në fshatin Brataj të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se familjarët kanë ngritur pretendimet se grabitësi Vitrin Çobaj ka pasur të vendosur një maskë të kuqe dhe i ka kërcënuar me një armë gjahu çifte.

Ata shprehen se ai ka abuzuar seksualisht vajzën 17-vjeçare e cila vuan nga probleme me shikimin, dhe ka tentuar të abuzojë edhe me nënën e saj.

Kryefamiljari ka thënë se grabitësi është bashkëfshatari i tyre dhe një ditë më parë ka shkuar në banesë duke u hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Ai ka detyruar gruan të lidhë bashkëshortin e saj dhe më pas e ka lidhur edhe atë. Kryefamiljari tregon se pasi ka futur vajzat në kasolle ai ka abuzuar me njërën prej tyre.

Ndërsa vajza e madhe e familjes ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina organizon ekspeditë treditore në Meteora të Thesalisë

Story i radhës

MPB: Sanksionohen 91 shoferë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit

Të fundit nga