Policia e Tetovës ka raportuar për një rast i cili ka ndodhur ditë më parë në një pikë karburanti në Zhelinë
Njëzet e katër vjeçari M.T. nga Palçishti Poshtëm i Tetovës, mbrëmjen e djeshme (09-korrik) në ora 20:30 në SPB Tetovë ka raportuar se në një pikë karburanti në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, para hyrjes në Grupçin e Tetovës, ku ishte i punësuar, është sulmuar fizikisht nga personi B.S. (57) nga Kopaçindolli i Tetovës. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar.
TS nga informata jozyrtare mëson që B.S është babai i kryetarit të komunës së Zhelinës Blerim Sejdiut