Babai arsyeton djalin që po thyen makinat, nuk është në gjendje të mirë

March 19, 2022
1 minut lexim

14 vjeçarit P.K me 10 mars të këtij viti iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, për shkak se i njëjti dyshohet se me forcë i ka hapur disa vetura ku në to ka vjedhur syze, parfum dhe dy telefona.

Mirëpo i mituri këto vepra i bëri së bashku me një të mitur tjetër 17 vjeç,  ku ky i fundit sipas Gjykatës Themelore në Prishtinës ndodhet në arrati.

Derisa 14 vjecari është i njohur për organet e rendit ngase besohet se P.K i ka hapur deri në 200 vetura, por që mosha nuk e ka penalizuar.

Por, babai i 14 vjeçarit po ankohet se gjykata nuk i mori parasysh raportet mjekësore që dëshmojnë se djalin e ka të lindur me probleme të rënda psikike dhe është i diagnostifikuar  me F71 dhe F91.

Ndërkaq shton se djali i tij duhet të jetë nën shoqëri të dikujt dhe nuk duhet mbajtur në burg.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sezoni i ri turistik për serbët në Shqipëri

Story i radhës

Erdhi pranvera: Ja kur do të ndryshojnë akrepat e orës

Të fundit nga

ShkoLartë