Sportisti i shekullit, Aziz Salihu, ka një hall gjatë këtyre ditëve.
Salihu, sot u detyrua të largohet para orës 12.00 në drejtim të banesës së tij, për shkak të temperaturave të larta.
‘Zizi’ e pranon edhe vet se ngritja e temperaturave po i shkakton kokëçarje dhe ia ka minimizuar edhe takimet.
Sipas tij, po rri më shumë nën hije apo në banesë, duke fjetur në orët e mesditës.
Ai iu bën apel të gjithëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta, t’i shmangen vapës së madhe dhe mos të dalin pa nevojë në qytet.