Aziri: Opozita shqiptare e ka varur pushkën te VMRO-ja!

September 15, 2023
1 minut lexim

Pas kryetarit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, edhe nënkryetari i këtij subjekti, Elmi Aziri, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të partive opozitare shqiptare në Maqedoni.

Aziri ka thënë se opozita e bashkuar shqiptare nuk është bindur as vetë se do t’i fitojë zgjedhjet dhe se gjitha shpresat i ka tek VMRO-DPMNE-ja.

“Deklarimi i Ziadin Selës është konform deklarimit që e bëjnë liderët e opozitës së bashkuar (siç po deklarohen) se gati në të gjitha paraqitjet e tyre rrallë herë mund të shohësh një bindje, një gatishmëri se do t’i fitojnë zgjedhjet, për të cilën unë nuk besoj, po, sigurisht, e varin pushkën te VMRO-DPMNE-ja. Ne nuk e kemi varur pushkën asnjëherë te asnjë subjekt tjetër politik, por e kemi varur te forcat tona vetanake”, tha Aziri në një intervistë për Alsat.

Ditë më parë, Ziadin Sela gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, tha se ASH-ja gjithomnë i’a ka zgjatur dorën Kasamit dhe Gashit për të krijuar frontin opozitar por se ata e kanë tradhëtuar.

”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga 1 ose 2 maksimumi të marrin deputetë u dhamë 4 dhe na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë dhe nënshkruar dhe sot po tregojnë moral. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që vjen” – tha Sela për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Luana Vjollca duket provokuese në fustanin e zi transparent nga pushimet në Mykonos

Story i radhës

Avni Gashi akuzon: Blerja e votave nga puçistë, sa pare të duhen, hajde nënshkruaje kontratën! FKK i reagon

Të fundit nga

ShkoLartë