Aziri: ASH nuk do bëhet pjesë e ndonjë qeverie jo-europiane që nuk garanton ndryshimet kushtetuese

March 4, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Tv Klan Macedonia, u shpreh se ASH nuk do të jetë pjesë e një qeveria e cila nuk përkrah rrugën eurointegruese të vendit dhe që nuk garanton ndryshimet kushtetuese.

“ASH nuk bëhet pjesë e asnjë qeverisjeje që nuk garanton ndryshimet kushtetuese dhe eurointegruese të vendit. Periudha 30 vjeçare e pluralizmit në Maqedoninë e Veriut shërben mjaftueshëm që politikanët dhe partitë politike të dalin nga forma elementare e bërjes politike e cila është forma e sharjes. Jam ithtar i idesë po dhe të gjithë ne që jemi në ASH, mendojmë t’u ikim polarizimeve shterpe sepse nuk sjellin asnjë dobi dhe nuk janë asnjë instrument efikas për ta promovuar vetveten. Vlerësoj që ne që jemi me përvojë në skenën politike qytetari ka mundësi që të na vlersojë për kohën që ne kemi qenë aktiv në skenën politike”, tha Aziri. /tvklan.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bislimi takon Lajçakun, flasin për vazhdimin e dialogut

Story i radhës

Aksident në autostradën Levan – Vlorë, makina përplaset me barrierën mbrojtëse

Të fundit nga

ShkoLartë