Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët dhe se u ndal operacioni antiterrorist i ushtrisë së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se është arritur marrëveshje për ndalimin e operacionit antiterrorist me përmasa lokale duke marrë parasysh aplikimin që përfaqësuesit e popullatës armene të Karabakut kanë kryer përmes Forcave Ruse të Paqes.
Në deklaratë përfshihen këto pika lidhur me marrëveshjen:
– Njësitë e armatosura armene që ndodhen në rajonin Karabak të Azerbajxhanit dhe grupet e paligjshme të armatosura armene po dorëzojnë armët dhe po çarmatosen plotësisht duke u larguar nga pozicionet e tyre luftarake dhe fortifikimet e tyre. Njësitë e armatosura të Armenisë po tërhiqen nga territoret e Azerbajxhanit ndërsa grupet e paligjshme të armatosura armene po shpërbëhen.
– Paralelisht po dorëzohen të gjitha armët, municionet dhe mjetet e rënda
– Sigurohet që proceset e sipërpërmendura të kryhen në koordinim me Forcën Ruse të Paqes
Ndërsa në një deklaratë nga administrata e Presidencës së Azerbajxhanit u njoftua se nesër në qytetin Yevlah do të mbahet një takim me përfaqësuesit e popullatës armene në Karabak, ku do të diskutohen çështjet e ri-integrimit.