Komisioni Evropian adoptoi një axhendë të re inovacioni me komunitetin e kërkimit dhe inovacionit që thotë se është gati ofrojë ndihmën për ta bërë realitet.
Pesë objektivat e axhendës janë për të ndihmuar kompanitë të rriten, të mundësojë eksperimentimin dhe prokurorimin publik, të forcojë ekosistemet e inovacionit, të ushqejë talentin dhe të përmirësojë mjetet e politikëbërjes.
Disa prej lëvizjeve praktika janë përmirësimi i aksesit në financim për startupet dhe scaleupet, duke lehtësua rregullat në fuqi, përditësimi i bazave rregullatorë, trajnimi i 1 milionë talenteve dhe prezantimi i terminologjive dhe indikatorëve më të qartë të inovacionit.
Komisioni Evropian shpreson se plani i ri do të kthejë Evropën në një fuqi botërore lider në inovacion dhe të ndihmojë në zhvillimin e teknologjive të cilat adresojnë sfida të mëdha të shoqërive Evropiane.
Vëmendja më e madhe do të shkojë tek inovacionet “deep-tech” të cilat adresojnë sfida komplekse inxhinierie dhe shkencore. Sot Evropa qëndron pas SHBA-së dhe Kinës në financimin e inovacionit.
Investimet private po rriten më shpejtë tjetërkund, por kapitalistët Evropianë nuk janë të gatshëm të bëjnë investime të mëdha në kompani krahasuar me SHBA dhe Kinën.
Gjithashtu ka hendeqe inovacioni të mëdha në Evropë ku disa rajone janë shumë prapa liderëve. Femrat gjithashtu nuk po prezantohen mjaftueshëm dhe në 2020-ën vetëm 1.7% e kapitalit të investuar shkon në kompani që kanë themeluese femra.
Axhenda e re synon të adresojë këto shqetësime përmes 25 veprimeve por suksesi do të varet tek komuniteti i inovacionit dhe qeveritë që duhet ta mbështetin tha Komisionerja Evropiane për Kërkim dhe Inovacion Mariya Gabriel javën e kaluar.
Për të mbështetur mendësinë sipërmarrëse Evropian, ekselencën shkencore, fuqizuar shoqërisë demokratike, axhenda e re e inovacionit do të përqendrohet në:
- Përmirësimin e aksesit në financim për startupet Evropiane
- Përmirësimin e kushteve për eksperimentim për inovatorët përmes sandboxeve rregullatorë
- Krijimin e rajoneve të inovacionit të cilat ndërlidhin më mirë lojtarët e inovacionit në Evropë përfshirë rajonet të ngelura pas
- Tërheqjen dhe ruajtjen e talentit në Evropë duke trajnuar 1 milionë talentet “deep tech”
- Përmirësimi i politikave përmes terminologjive, indikatorëve dhe të seteve të të dhënave
Axhenda Evropiane e Innovacionit parashikon 25 veprime të ndara në 5 qëllime madhore:
- Financimi i scale-upeve duke mobilizuar investitorët privatë
- Mundësimi i inovacionit përmes hapësirave të eksperimentimit dhe prokurimit publik
- Përshpejtimi dhe forcimi i inovacionit në Ekosistemet Evropiane të Inovacionit në të mbarë Evropën
- Nxitja, tërheqja dhe mbajtja e talenteve të thella të teknologjisë do të sigurojë zhvillimin dhe rrjedha e talenteve thelbësore për “deep-tech” brenda dhe drejt BE-së
- Përmirësimi i mjeteve të politikëbërjes do të jetë çelësi për zhvillimin dhe përdorimin e grupeve të krahasueshme të dhënash dhe përkufizime të përbashkëta (startups, scaleups)
Mbështetur në punën e bërë deri më sot për mbështetjen e inovacionit Evropian, Axhenda e re e Inovacionit ka për qëllim të përshpejtojë zhvillimin dhe rritje e inovacionit përmes një seti të koordinuar veprimesh.
Politikat e inovacionit në Evropë
Politika e inovacionit ka qenë e një rëndësie të madhe për shumë iniciativa dhe investime të Bashkimit Evropian. Këto nisma janë plotësuar edhe nga puna e Qendrës Kërkimore Evropiane e cila synon të ndërtojë një treg të përbashkët Evropian për kërkim dhe inovacion.
Masat të cilat pritet të zbatohen si pjesë e axhendës së re do të nxjerrin në pah fuqinë e Tregut të Përbashkët Evropiane, bazës së fuqishme industria, talenteve, institucioneve stabile dhe shoqërive demokratike për të mbështetur inovacionin “deep-tech” në Evropë.
Inovacioni “deep-tech” i ka themelet në zbulimet më të fundit shkencore, teknologjike dhe inxhinierie duke kombinuar shpesh avancimet në sferat fizike, biologjike dhe dixhitale me potencialin për të krijuar zgjidhje transformuese përballë sfidave globale.
Inovacionet “deep-tech” po shtohen nga një kohortë startupesh inovative në Evropë të cilat kanë fuqinë për të nxitur inovacion në mbarë ekonomitë. Mbështetja institucionale është shtuar me Horizon Europe e cila i ka dhenë jetë mjeteve të reja të mbështetjes së startupeve, scaleupeve dhe sipërmarrjeve të mesme (SME).
Themeluar në 2021, Këshilli Evropian i Inovacionit me një buxhetor prej 10 miliardë dollarësh synon të mbështesë inovacionin nga fazat e hershme të kërkimit tek konceptimi, transferimi i teknologjisë dhe financimi i startupeve, scaleupeve dhe SME-ve.
/PCWorld Albanian