Avokati shqiptar befason me deklaratën: Greqia po ‘frikësohet’ nga pavarësia e Kosovës – ja çfarë mund t’i ndodhë

September 11, 2023
min lexim

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një shkrim në Facebook ka bërë një ndërlidhje mes Kosovës dhe Çamërisë.

Ai u shpreh se të dyja janë sot realisht një lidhje konstante, madje tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës sjell domosdoshmërisht në këtë hulli edhe çështjen e Çamërisë.

Ngjela vlerëson se pavarësia e Kosovës po e frikëson shtetin grek, pasi një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me Çamërinë, pjesë kjo e pushtuar nga Greqia.

“E pra, kjo tani është një aksiomë e logjikës moderne, prandaj shpallja e pavarësisë së Kosovës sjell domosdoshmërisht në këtë hulli edhe çështjen e Çamërisë”

“Përmbajtja e përbashkët, fati i përbashkët dhe etnia e përbashkët e Çamërisë dhe Kosovës, në funksion të Shqipërisë dhe të vet çështjes shqiptare, janë saktësisht një constant conjunction.

Dhe pikërisht është ky koncepti që në këtë kohë, Pavarësia e Kosovës, e ka hedhur në frikë politikën greke. Dhe, mu me këtë frikë, duket se është e pushtuar sot edhe qeveria aktuale e Greqisë me Kiriakos Mitsotakis në krye të saj”, shkroi ndër të tjera avokati shqiptar, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Shpallja e pavarësisë së Kosovës, si fakt historik tani, domosdoshmërisht, ka sjellë një konstant conjunction (lidhje konstante) në çështjen shqiptare edhe për Çamërinë. Sepse, Kosova dhe Çamëria, janë sot realisht një lidhje konstante, në një mënyrë absolute të logjikës historike të kësaj kohe.

I.

Ishte filozofi i madh skocez David Hume i cili na dha konceptin universal, constant conjunction (lidhje konstante), sipas të cilit, nëse dy ngjarje A dhe B janë të lidhura në mënyrë konstante me njëra tjetrën, atëherë, çfarëdo që t’i ndodhë njërës kjo i ndodh edhe tjetrës.

E pra, kjo tani është një aksiomë e logjikës moderne, prandaj shpallja e pavarësisë së Kosovës sjell domosdoshmërisht në këtë hulli edhe çështjen e Çamërisë.

Të dyja këto çështje kanë të njëjtën lidhje historike sepse, që të dyja këto krahina të gjera shqiptare, u lanë jashtë kufirit të Shqipërisë, dhe në një mënyrë krejt arbitrare dhe antihistorike, në vitin 1913.

Domethënë që, për historinë e Shqipërisë, ato kanë qenë në një lidhje konstante.

Dhe shqiptarët, që nga Rilindja Kombëtare e deri në vitin 1999, e kanë pritur që kjo lidhje konstante historike të dilte e të shfaqej në historinë e tyre.

Dhe koha erdhi…

Në vitin 2008 u shpall pavarësia e shtetit shqiptar të Kosovës, por tani, pyetja që mbetet e ngritur është kjo: çfarë do të bëhet me Çamërinë?

II.

Të dyja këto krahina të gjera patën të njëjtin fat historik në vitin 1912-1913, por që të dyja këto territore të gjera shqiptare krijuan një constant conjunction në historinë e Shqipërisë, domethënë që, nëse njëra do ta fitonte pavarësinë në luftë për shqiptarinë e pavarur, këtë duhet ta fitonte edhe tjetra, sepse që të dyja këto krahina, gjerësisht dhe thellësisht shqiptare, u lanë njëlloj arbitrarisht jashtë kufirit të Shqipërisë.

Por pikërisht kjo kohë, që tani e ka sjellë pavarësinë e Kosovës si shtet shqiptar, duke i qëndruar konceptit të David Hume-it për lidhjen konstante, sigurisht që do të sjellë edhe pavarësinë e Çamërisë, si pjesë e pa-shkëputur e pavarësisë së saj. Domethënë si shtet shqiptar.

 Përmbajtja e përbashkët, fati i përbashkët dhe etnia e përbashkët e Çamërisë dhe Kosovës, në funksion të Shqipërisë dhe të vet çështjes shqiptare, janë saktësisht një constant conjunction.

Dhe pikërisht është ky koncepti që në këtë kohë, Pavarësia e Kosovës, e ka hedhur në frikë politikën greke. Dhe, mu me këtë frikë, duket se është e pushtuar sot edhe qeveria aktuale e Greqisë me Kiriakos Mitsotakis në krye të saj.

Dhe kjo krizë po dallon qartas në trajtimin që ajo qeveri po i bën çështjes Beleri.

lI.

Çështja Beleri është një nga elementët e rinj  të degradimit dhe të spekulimet shekullor grek kundër  sh q i p t a r i s ë.

Sepse, politika aktuale greke e Mitcotakisit, mendoi që, me një injorant vrasës dhe spiun antishqiptar, dhe me naivitet historik, mund  të merrte Himarën.

Komedi kjo.

Politika greke kërkon të marrë qendrën e Labërisë kur Labëria sot ka qindra varre të dëshmorëve të saj të rënë në luftë kundër Greqisë, për të mbrojtur territoret arbërore në Gjirokastër, në Himarë, në Tepelenë e në Përmet.

Asgjë nuk kanë arritur dot.

Pas marrjes nga grekët të njërës qëndër-qëndër të fuqishme të Shqipërisë së Jugut, Sulin, ata nuk morrën dot asgjë më.

Sigurisht që kanë edhe Çamërinë, por atë ua dhanë fuqitë e mëdha, duke shkelur historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

Po, historia është histori, dhe bota shqiptare në Gadishullin Ilirik ka tani dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën.

Pikërisht ky fakt historik, ka krijuar turbullim infantil në qeveritë greke që erdhën pas Luftës së Kosovës, që nga viti 1999 e deri më sot; dhe sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës erdhi më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Ajo u shpall nga Parlamenti Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë. Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ja, pikërisht këtu e ka nisur udhën e vet Lidhja Konstante që përmendëm më lart, e cila tani është kthyer në një fenomen panshqiptar që do të vijojë deri në bashkimin e të gjithë botës shqiptare në Gadishullin Ilirik. 

Sepse nuk ka rrugë tjetër. Historia nuk bën më asnjë lëshim në çastet që ajo ka thirrur në ndihmë të vërtetën.

E vërteta shqiptare për shqiptarinë është kërkuar nga historia që në vitin 1999, u perfeksionua në vitin 2008, dhe tani është krejtësisht në avancimin e saj historik.

Po, në thelb, çfarë ka ndodhur  deri tani?

III.

Është gjuha shqipe që po shndrit në historinë mijëravjeçare të popullit shqiptar, e cila, nisur nga katedrat e universiteteve të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli po kthehet në një fenomen real të historisë kontemporane, sepse sot po vërtetohet hap pas hapi se, konceptet e medha të krijuara nga filozofia dhe shkenca, në funksion të fjalës, shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe.

Kurse tani, në lidhje me këtë, vepra e madhe e shkencëtarit brilant të gjuhës shqipe, Petro Zheji, Roli Mesianik i Shqipes, është krijimi më i madh në shkencën e gjuhësisë botërore. Petro Zheji ka dhënë të vërtetën e fshehur në shekuj e shekuj kundër gjuhës shqipe, por ai më në fund e ka provuar me logjikë matematike atë që ai vetë thotë që në fillim të librit të tij se:

“Unë nxjerr në pah gjer në shkallën më bindëse që të jetë e mundur, fuqinë e jashtëzakonshme të Shqipes, aftësinë e saj, e thënë ndryshe, që të tregojë lidhjen e ngushtë të Fjalës me kuptimin e saj, korispondencën e ngushtë, të mbrendshme, të thellë të fjalës si morfemë me fjalën si sememë. Duke bërë.këtë (në mënyrën me universale si asnjë gjuhë tjetër), Shqipja superon vijën ndarëse mes “le signifiant” emërtimit, emërtuesit, emërdhënësit) dhe “le signifié” (të emërtuarit, objektit të emërtimit)”….

Dhe këtë libër duhet ta kalojë çdo shqiptar dhe duhet të futet në të gjitha programet e Universiteteve të Shqipërisë, si detyrim ligjor.

Kjo, sepse shqiptarizmi, në Gadishullin Ilirik, ka hyrë tashmë saktësisht në konceptin universal të lidhjes konstante, sipas konceptualizimit të saktë të filizofit të madh empirist David Hume – (konstant   conjunction…

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Shqipëri nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Story i radhës

Rita Ora i lë pak vend imagjinatës me fustanin e saj transparent

Të fundit nga

ShkoLartë