avokati i popullit te pezullohet vendimi i zrre se per rritjen e cmimit te rrymes 6812283bb3d6b

Avokati i Popullit të pezullohet vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

April 30, 2025
1 minut lexim

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e vendimeve që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Në njoftimin e lëshuar për media, Avokati i Popullit thekson se vendimi për rritjen e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale.

“Kjo situatë ngrit shqetësime serioze për përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve dhe qasjen e barabartë në shërbimet bazë. Avokati i Popullit vë në pah mungesën e koordinimit institucional dhe nënvizon se këto vendime janë marrë në një moment boshllëku institucional – pa Kuvend të konstituuar dhe pa Qeveri të mandatuar, gjë që ka ndikuar në mungesën e debatit të nevojshëm publik dhe institucional për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët”.

“Avokati i Popullit rikujton se Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, mban përgjegjësi për garantimin e interesit publik, sigurimin e qasjes të barabartë dhe përfshirjen sociale në politikat energjetike. Vendimet që prekin në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të bazuara në analizë të thelluar sociale dhe të ndërmerren vetëm në kohë kur institucionet janë funksionale dhe të koordinuara për të mbrojtur interesin e përgjithshëm shoqëror”, thuhet në njoftim.

Avokati i Popullit thekson nevojën që organet e pavarura si ZRrE, duhet të kenë përgjegjësi të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, sidomos kur vendimet prekin interesin publik në masë të madhe. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kerkoi daljen nga regjimi i posacem 41 biss gjkko rrezon fran marashin i denuar perjete per masakren e ures vajgurore 68121ea14044d
Story i mëparshëm

Kërkoi daljen nga regjimi i posaçëm “41 biss”, GJKKO rrëzon Fran Marashin, i dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore

rrjeti social x humbet perdorues ne europe 68122b082ffd7
Story i radhës

Rrjeti social X humbet përdorues në Europë

Të fundit nga

ShkoLartë