rrjeti social x humbet perdorues ne europe 68122b082ffd7

Rrjeti social X humbet përdorues në Europë

April 30, 2025
1 minut lexim

Baza e përdoruesve të X në Bashkimin Europian zyrtarisht është më e ulët sesa kur Elon Musk e bleu kompaninë.

Sipas një raporti nga rrjeti social X, platforma e mdias sociale ka 94.8 milionë përdorues aktivë në BE. Është një rënie me 11 milionë përdorues në Europë krahasuar me raportin e kaluar të transparencës.

Në vitin 2022, përpara se Musk të blinte platformën e mediave sociale, kompania kishte më shumë se 100 milionë përdorues në Evropë.

Si pjesë e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA) të BE-së, kompanitë teknologjike si X janë të detyruara të ofrojnë raporte transparence mbi moderimin e përmbajtjes gjatë gjithë vitit. Si rezultat, X detyrohet të ndajë informacion të brendshëm, si numri i përdoruesve aktivë mujorë, që përndryshe mund ta mbante privat.

Raporti më i fundit tregon se baza e përdoruesve të X në BE ka rënë me më shumë se 10.5 për qind që nga raporti i tetorit 2024, i cili mbulonte periudhën e mëparshme nga prilli deri në shtator të atij viti.

X ka pësuar rënien më të madhe në Francë, me një humbje prej më shumë se 2.7 milionë përdoruesish aktivë mujorë, duke rënë nga 20.1 milionë përdorues në 17.4 milionë mes këtij raporti transparence dhe atij të mëparshëm. X gjithashtu humbi gati 2 milionë përdorues në Poloni, afërsisht 1.5 milionë përdorues në Gjermani dhe më shumë se 1 milion përdorues në Spanjë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

avokati i popullit te pezullohet vendimi i zrre se per rritjen e cmimit te rrymes 6812283bb3d6b
Story i mëparshëm

Avokati i Popullit të pezullohet vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

del piero per kvara n mua ma shpjeguan kur isha 8 vjec 68122bbe6d2c6
Story i radhës

Del Piero për Kvara-n: Mua ma shpjeguan kur isha 8 vjeç

Të fundit nga

ShkoLartë