Avokati i Popullit peng i “pazareve” politike, Kuvendi pritet të rihapë garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri

December 27, 2022
min lexim

Gara për Avokatin e Ri të popullit do të rihapet sërish duke e mbajtur këtë institucion peng të pakteve politike. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në janar, kuvendi i Shqipërisë do të duhet të rihapë aplikimet për kandidatët, pasi mazhoranca dhe opozita nuk gjetën konsensus për 84 votat që i duheshin propozimit të demokrateve, Ledion Brahos  për të qenë pasardhësi i Erinda Ballancës. Deputetët e opozitës tërhoqën firmat për kandidatët e tjerë duke i siguruar mbështetjen vetëm një emri, Avokatit Ledio Braho. Por, deklarata e prerë e kryeministrit Edi Rama në seancën e 22 dhjetorit se nuk do të votojnë për një avokat partie, ndryshoi tërësisht rrethanat për një proces, i cili u mendua se ishte drejt finalizimit. Ndonëse më herët Taulant Balla e kishte cilësuar si një kandidaturë të pranueshme.

 Qëndrimi i prerë kryeministrit erdhi pas akuzave të deputetit demokrat Gazmend Bardhi se kjo ishte një skemë e mazhorancës për të shkëmbyer votat e opozitës pro Ardian Dvoranit si anëtar të gjykatës kushtetuese. Tashmë që kandidaturat e mbështetura me firmë nga deputetët kanë rënë, kuvendi duhet të shpallë sërish një afat për pranimin e kandidaturave, e më pas aplikantët, siç parashikon ligji do të pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon edhe përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse por secili prej tyre  duhet të marrë edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve në mënyrë që emri të kalojë për votim në parlament. Opozita, e cila sipas traditës parlamentare është ajo e cila propozon emrin e avokatit të popullit duket të fillojë të mendojë sërish për një tjetër emër, që siç ka kërkuar mazhoranca të jetë një emër konsensual e jo zgjatim partie. Avokati i Popullit duket se do të mbesë sërish peng i pakteve politike, duke bërë kështu që Erinda Ballanca të vijojë në krye të këtij institucioni, si avokati i popullit me jetëgjatë në ushtrimin e detyrës.

Kriteret për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Sa i përket kritereve për tu zgjedhur Avokati i Popullit, përveç se duhet të jetë shtetas shqiptar, kriter tjetër është njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit. Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte: a): të jetë shtetas shqiptar. b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit; c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale; ç): të mos jetë dënuar penalisht d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë: Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 20 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi. Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, ? Për Avokatin e Popullit? i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë për mosqenien anëtar i partive/organizatave politike. Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 ?Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike? i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë se nuk është në konflikt interesi me përcaktimet ligjore të nenit 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 ?Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike? i ndryshuar”, thuhet në ligj.

Zgjedhja e AP, Rama: Nuk votojmë avokatin e PD

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend javën që shkoi se nuk mazhoranca nuk mund të votojë për Avokat të Popullit, avokatin e Partisë Demokratike, duke ju referuar propozimet të tyre për Ledio Brahon.“E keni vendosur vetë dhe po e demaskoni vetë. Unë i dal përballë të tëra veprimeve të mia nuk iki. Në rast se të tilla grupi parlamentar i PS-së mblidhet dhe merr vendim për një gjë apo për një gjë tjetër. Keni ndonjë informacion që është mbledhur ky grup parlamentar dhe ka marrë vendim. Unë e dëgjova shumë mirë atë që tha kryetari i grupit dhe nuk tha asgjë nga ajo që po përsëris unë dy herë. Ju duhet të merrni masa për të garantuar që keni akoma të lidhur mendjen me gjuhën veshin me hundën. Flisni përçart. Nuk kemi asnjë vendim të kësaj natyre. Ka një procedurë që duhet të votohet në këtë procedurë të gjithë deputetë janë të lirë të votojnë nga të treja kandidaturat. Me aq vota sa ka për të bërë këtë procedurë. Nuk mund të na kërkoni të votojmë avokatin e PD-së”, u shpreh Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ka filluar pagesa e pensioneve të dhjetorit në Maqedoni

Story i radhës

Vdekja e gruas në Dragash, kryeprokurori i Prizrenit tregon për aktakuzat që ishin ngritur para një jave

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë