Avokati Adriatik Lapaj: Gjyqi ndaj Metës është proces politik!

Adriatik Lapaj e quajti proces politik gjyqin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

I ftuar në studion e Open në Top Channel, Lamaj tha se më parë kur gjërat shkonin mirë askush nuk e akuzonte për gjuhën Ilir Metën, ndërsa tani që gjërat nuk shkojnë mirë me qeverinë gjërat janë ndryshe.

“Të thuash është i rëndë apo i lehtë kjo i takon trupës së Gjykatës Kushtetuese. Meta u zgjodh kur ishin në koalicion PS dhe LSI me njëri-tjetrin, dhe atëherë gjuha e Presidentit nuk e cenonte unitetin e popullit ndërsa tani që janë prishur këta, tani e cënon. Që ky është një proces politik është e qartë kjo,” tha Lapaj.

Për herë të parë në historinë e saj në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, brenda 30 ditëve do të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të Ilir Metës, si President i Republikës së Shqipërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti flet për arritjen e marrëveshjes për rritjen e pagës minimale në Maqedoni

Story i radhës

Zaev: Paga minimale 18.000 denarë, dëshmi se qeveria punon për interesat e qytetarëve

Të fundit nga