avdyli shperthen ndaj opozites cfare te keqe ju beri kosova pse po e perkrahni mashen e vuciqit 68aeb620a8113

Avdyli “shpërthen” ndaj opozitës: Çfarë të keqe ju bëri Kosova, pse po e përkrahni mashën e Vuçiqit?

August 27, 2025
min lexim

Deputeti Haxhi Avdyli, thotë se është i turpshëm tentimi i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Listës Serbe.

Avdyli përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar ndaj opozitës duke thënë se ia kanë inatin vendi, kjo për shkak se përkrahin Simiqin, mashën e Vuçiqit.

“Tentimi i turpshëm i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Srspkës, është një akt puro tradhëtie që i bëhet integritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Po, dytë janë Serb, me emër e mbiemër. Por njëri njeh Kosovën shtet , dhe ka punuar qe 20 vite si çdo pjesëtar i pakicës në institucionet tona dhe për shtetin tonë. E ata tjerët, a i njihni? Ju eksponent të opozitës, që po barazoni keta dy, ku keni jetuar deri tash pash zotin? . Po, pse kaq pak e doni vendin tuaj? Pse ia keni marr inati vendit tuaj?Çka ju ka bë Kosova keq, perveq që ju dha buk, e shtëpi e ju rriti?

Pse duhet të përkrahni Simiqin, mashën e Vuqiqit, lider i terroristëve të veshur me petkun e politikanit”, ka shkruar Avdyli.

Postimi i plotë:

Tentimi i turpshëm i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Srspkës, është një akt puro tradhëtie që i bëhet integritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

Po, dytë janë Serb, me emër e mbiemër.

Por njëri njeh Kosovën shtet , dhe ka punuar qe 20 vite si çdo pjesëtar i pakicës në institucionet tona dhe për shtetin tonë.

E ata tjerët, a i njihni?

Ju eksponent të opozitës, që po barazoni keta dy, ku keni jetuar deri tash pash zotin? .

Po, pse kaq pak e doni vendin tuaj?

Pse ia keni marr inati vendit tuaj?

Çka ju ka bë Kosova keq, perveq që ju dha buk, e shtëpi e ju rriti?

Pse duhet të përkrahni Simiqin, mashën e Vuqiqit, lider i terroristëve të veshur me petkun e politikanit.

A mbani mend barrikadat?

A mbani mend dëbimin e shqiptarëve nga veriu?

A mbani mend kontrabandistët, e bandat terrorizuese?

A mbani mend sa Kosovë e sa Serbi ishte veriu?

Kush i udhehoqi krejt trazirat, e krejt keqijat që ndodhën ketij vendi?

Nëse ju ka rrok amnezia po ju tregoj ishte SRPSKA dhe tutorët e tyre në Beograd

Nesër, kur të paloheni si LDK e të abstenoni si PDK, mendoni edhe për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun.

Mendoni pak edhe për jetimat, fëmijët e heronjve, që mbetën jetima, vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave.

Neser me heshtjen tuaj do ia zgjatni jetën sponzorve të vrasësve, dhe krahut politik të terroristeve në veri….

Ose do kaloni në anën e shtetit tuaj. Ndoshta

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debutoi me assist trajneri i burnley per brojen i duhen minuta ne kembe 68aeb6152757b
Lajmi i mëparshëm

Debutoi me assist, trajneri i Burnley për Brojën: I duhen minuta në këmbë

akuzohen nga italia si pjesetare te grupeve kriminale arrestohen tre persona ne fier 68aeb6c658c54
Lajmi i radhës

Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier

Të fundit nga

Një “po” që shpëtoi dy jetë

Në prag të Ditës Botërore të Dhurimit të Organeve, Ministria e Shëndetësisë kumtoi historinë e një familjeje që, përballë dhimbjes së humbjes, mori një vendim human dhe dha pëlqimin për dhurimin e
ShkoLartë