Avdia: I gjithë pushteti në Shqipëri po kalon në duart e Ramës

min lexim

Partia Socialiste do të propozojë Bajram Begajn për Presidentin e ri të Shqipërisë. Gjasat për zgjedhjen e tij në postin e të parit të shtetit shqiptar janë të mëdha, prandaj analisti Tomorr Avdia vlerëson se kështu i gjithë pushteti atje po kalon në duart e Edi Ramës.

Avdia tha se në raundin e katërt dhe të pestë të votimit për zgjedhjen e presidentit shqiptar nevojitet shumica e thjeshtë (71vota) dhe se këta numra në Kuvend i ka partia e Ramës.

“Në raundin e katërt dhe të pestë zgjedhja e presidentit bëhet me shumicë të thjeshtë. Në këtë rast Rama i ka numrat… Nuk e shoh asnjë kandidat tjetër, pasi Ramës i përshtatet ky kandidat dhe nuk pranon të propozojë kandidat të taborreve tjera politike”, deklaroi Avdija.

Ai më tej tha se pas votimit që pritet të bëhet të shtunën i gjithë pushteti në Shqipëri po kalon në duart e Edi Ramës, pasi edhe kandidati Bajram Begaj është njeri i tij.

“Pas këtij votimi që bëhet nesër, i gjitë pushteti në Tiranë shkon në duart e një personi  dhe nuk ka më asnjë lloj pushteti të pakapur nga Rama, përveç Bashkisë së Shkodrës e ciladrejtohet nga Partia Demokratike”, u shpreh Avdia në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërsa, duke folur për figurën e kandidatit Bajram Begaj, Avdia tha se ai nuk është figurë unifikuese, pasi vjen nga partia në pushtet, Parti Socialiste.

“Elementi i unifikimit është dobësuar dhe ka rënë poshtë për arsye se unifikues do të ishte në qoftë se do të ishte një kandidat që e merr bekimin e të dy palëve, por propozohet nga opozita ose shoqëria civile që janë përmend disa emra”, theksoi Avdija.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri i Brendshëm: Inteligjenca e Ukrainës ka rënë komunikim me luftëtarët e kapur Azovstal

Story i radhës

Macron: Putin bëri një gabim historik në Ukrainë – dhe unë ia thashë këtë

Të fundit nga