Pas mylljes së kopshtit zoologjik dhe reagimeve nga ky institucion të cilët veprim e djeshëm të AUV e lidhën me qëllime politike, sipas tyre sekrete, e që ka për bazë mbylljen e Kopshtit zoologjik për të dëmtuar reputacionin e tij. So tkanë reaguar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga ku thonë se Kopshti zoologjik Shkup, edhe pse me datën 14.10.2024 ka konstatuar kafshë të ngordhur, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore ku janë të obliguar që çdo dyshim për sëmundje infektive ta raportojnë tek veterineri zyrtar kompetent në pajtim me nenin 50 të Ligji për shëndetësi veterinare.
“ Më datë 18 Tetor 2024, për fat të keq, të gjithë kemi marrë një konstatim që konfirmon praninë e virusit të influencës së shpendëve – gripit të shpendëve, H5N1 në një patë. Përkundër këtyre informacioneve, edhe një herë ZOO Shkup, duke mos respektuar dispozitat ligjore, nuk e ka njoftuar AUV-në në mënyrën e përcaktuar me ligj, përkatësisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 4 të Rregullores për masat për frenimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpendëve, gjegjësisht çdo prani apo dyshim për gripin e shpendëve raportohet menjëherë, pra në kohën më të shkurtër të mundshme në AUV” – thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga këtu thonë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer një inspektim të detajuar në ZOO Shkup pas zbulimit të një zogu të ngordhur. Inspektimi përfshinte marrjen e mostrave për analiza laboratorike dhe pastrimin e zonës përreth, ndërsa ndalohej lëvizja e shpendëve brenda dhe jashtë kopshtit zoologjik.
“Dyshimet publike dhe videot e shpërndara në lidhje me mënyrën e grumbullimit dhe asgjësimit të shpendëve të gjetur në fermë janë në përputhje të plotë me protokollet për shtypjen dhe çrrënjosjen e gripit të shpendëve dhe Aktin e Mirëqenies së Kafshëve dhe protokollet ndërkombëtare, dhe komentet mbi to nuk janë të përshtatshme për të komentohet nga persona të paaftë për të njëjtën gjë” – thonë nga AUV.
Pas rastit të djeshëm kanë reaguar nga Shoqata për mbrojtje të kafshëve, “Anima Mundi” edhe atë për mënyrën se si janë asgjësuar shpezët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit . Nga kjo shoqatë thonë se është bërë terror dhe masakër ndaj shpezëve, ndërsa nuk besojnë se ka prani të gripit të shpezëve, deri në publikimin e dokumentacionit përkatës nga autoritetet.
“Ndonëse në Maqedoni nuk është vërejtur asnjë rast i gripit të shpezëve dhe virusi i gripit të shpezëve është pothuajse pa asnjë rrezik për shëndetin e njeriut, vetëm në një ditë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit është bërë masakër mbi shpezët. Më konkretisht, ajo që mund të shihet në këto video të tmerrshme, në mënyrë mizore – me pushkë, thyerje të qafës, hedhjen e tyre të gjallë në kosha plehrash – janë likuiduar 24 rosa, 6 pata, 5 pula dhe një korb, të cilat ishin të pranishme në atë lokacion” – thonë nga Anima Mundi.
Gjatë ditës së djeshme reaguan ga Kopshti Zoologjikik, ku siç thanë nga atje Për këtë krim, ZOO Shkup do të ngre kallëzim penal kundër drejtorit të AUV-së si dhe kundër inspektorëve dhe personave që me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik Shkup. Ndyshe, Kopshti Zoologjik i Shkupit do të jetë i mbyllur për 21 ditë. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN