rasti ne kopshtin zoologji andonovska kater persona ne mbikeqyrje mjekesore nje person ka shfaqur simptoma te gripit te shpezeve 67150535c471a

Rasti në Kopshtin Zoologji, Andonovska: Katër persona në mbikëqyrje mjekësore, një person ka shfaqur simptoma të gripit të shpezëve

October 20, 2024
1 minut lexim


Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska njoftoi se pas konstatimit se ka grip të shpezëve në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, janë realizuar anketa epidemiologjike me 15 persona, ndërsa me personin e 16-të pritet të realizohet sot anketë, shkruan TV21. Sipas Andonovskës, është marrë vendim që 4 persona të jenë në mbikëqyrje mjekësore, ndërsa prej këtyre katër personave, vetëm një ka shfaqur simptoma të gripit të shpezëve.

“Epidemiologët gjatë ditës së nesërme do të japin vendime për katër nga këto persona, katër nga këta persona do të shkojnë në mbikëqyrje mjekësore, gjithsesi do të ndiqet gjendja edhe e të tjerëve. Nga këta 16 persona, 15 persona të cilëve u është bërë anketë epidemiologjike, epidemiologët më informuan se njëri prej tyre, më datë 18, ka pasur simptoma që kanë zgjatur një ditë, temperaturë dhe diarre, ka zgjatur një ditë, që nuk do të thotë se tregon që ai person ka grip të shpezëve, ai person gjithsesi do të testohet”, njoftoi D-r Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit për Shëndet Publik./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

AUV: Kopshti Zoologjik nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore

gazetari per vendimin e gjykates italiane cenohet besueshmeria e qeverise meloni 671506d913731
Story i radhës

Gazetari për vendimin e gjykatës italiane: Cenohet besueshmëria e qeverisë Meloni

Të fundit nga

ShkoLartë