Autoritetet ukrainase tregojnë numrin e ushtarëve të vrarë rusë

March 8, 2022
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë të ditur se rreth 12 mijë ushtarakë rusë kanë vdekur në territorin e Ukrainës.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të ministrisë në ‘Facebook.

Humbjet totale luftarake të kundërshtarit nga 24.02 deri më 07.03: pothuajse 12 mijë njerëz, 303 tanka, 1036 makina të blinduara luftarake…”, thuhet në postim.

Më tej, njoftohet se 48 avionë luftarakë e 80 helikopterë janë rrëzuar përgjatë luftimeve.

Besojuni vetëm burimeve të vërtetuara, mos u dorëzoni në panik dhe vazhdoni rezistencën totale. Së bashku do të fitojmë”, bëjnë thirrje nga kjo ministri në të njëjtën postim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Adriana uron gratë për 8 Mars: Gjallnoni, veshnu e ndreqnu, ni burrë tradhtar nuk ju duhet sen

Story i radhës

Gabriel Escobar në përballje me dialogun Kosovë-Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë