Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) goditi ditën e Premte katër shtetas për mashtrim të investitorëve në vlerën e 300 milionë dollarëve përmes skemave mashtruese Ponzi.
SEC tha se Trade Coin Club ngriti investime me vlerë 82 mijë Bitcoin – të cilët asokohe kishin vlerën e përgjithshme prej 295 milionë dollarë, nga mbi 100 mijë investitorë në mbarë botën mes 2016-ës dhe 2018-ës.
Trade Coin Club premtonte investitorëve “rikthim minimalisht 0.35% të investimeve të tyre çdo ditë,” përmes një “boti të tregtimit të kriptoaseteve” por që nuk ishte e vërtetë dhe e gjitha funksiononte si skemë Ponzi tha SEC.
Autoritetet federal vuri në shënjestër Dounver Torres Braga, Joff Paradise, Keleionalani Akana Taylor, and Jonathan Tetreault për përfshirjen e tyre në një “program marketingu shumë-nivelesh.”
“Pretendojmë se Braga ka përdorur Trade Coin Club për të vjedhur qindra miliona dollarë nga investitorët në mbarë botën duke shfrytëzuar interesin e tyre për të investuar në asete dixhitale,” ha shefi i divizionit të Kriptoaseteve dhe Njësisë Kibernetike David Hirsch.
We charged Douver Torres Braga, Joff Paradise, Keleionalani Akana Taylor, and Jonathan Tetreault for their roles in Trade Coin Club, a $295 million fraudulent crypto Ponzi scheme.
— U.S. Securities and Exchange Commission (@SECGov) November 4, 2022
“Për tu siguruar se të gjitha tregjet tona janë të ndershme dhe të sigurta, ne do të vazhdojmë të përdorim gjurmimin e blockchain dhe mjete analitike për të na ndihmuar të identifikojmë individë të cilët përfshihen në mashtrime financiare,” tha ai.
Braga personalisht kishte përfituar 55 milionë dollarë në Bitcoin ndërsa Paradite 1.4 milionë dollarë, Taylor 2.6 milionë dollarë dhe Tetreault 625 mijë dollarë tha SEC.
Akuzat përfshijnë shkelje të dispozitave kundër mashtrimit dhe regjistrimit të letrave me vlerë, si dhe shkelje e dispozitave të regjistrimit të ndërmjetësit-tregtarit të ligjeve federale të letrave me vlerë.
SEC kërkon prej katër individëve të rikthejnë paratë e përvetësuar në mënyrë të padrejtë. Tetreault pranoi duke mos pranuar e as mohuar akuzat e SEC. /PCWorld Albanian