Autoritetet Britanike zbulojnë planet për rregullimin e kriptomonedhave

Qeveria Britanike detajoi planet ambicioze për të rregulluar industrinë e kriptomonedhave me propozime për kontrolle më të forta për platformat e tregtimit, huadhënies në kripto, dhe lëshimit të kriptomonedhave të reja.

Qëllimi është mbrojtja e konsumatorëve dhe bizneseve duke mundësuar lulëzimin e një sektori premtues.

Vitin e kaluar pamë kolapsin e FTX, Celsius dhe bursave të tjera kripto së bashku me luhatje të egra të çmimeve të Bitcoin, Ethereum, dhe kriptomonedhave të tjera.

Si rezultat kritikët në Britani kanë bërë thirrje për rregulla të reja të mbrojtjes së konsumatorëve.

Qeveria Britanike planifikon të forcojë masat mbi operimin e platformave të tregtimit si FTX dhe ndërmjetësve të tjerë financiare.

Qëllimi kryesor është përmirësimi i mbrojtjes së konsumatorët dhe që bursat të mos bien viktima të “stuhive” të ndryshme financiare. Gjithashtu planifikon të shtrëngojë masat ndaj huadhënies në kripto.

Në të njëjtën kohë departamenti i thesarit do të prezantojë një plan përjashtues që do të lejojë disa firma kripto të lëshojnë monedha të reja. Kompanitë e regjistruar pranë Autoritetit të Sjelljes Financiare në Britani për mbrojtje nga praktikat e pastrimit të parave do të lejohen të lëshojnë monedha të reja kur rregullat të shkruhen.

Në Janar të 2022 qeveria Britanike kishte premtuar një goditje të reklamave mashtruese kripto. Asokohe qeveria zbuloi se rreth 2.3 milionë Britanikë përdornin kriptomonedhat.

Një këshillim është hapur deri më 30 Prill 2023 kur rregullatorët do të formulojnë një përgjigje. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi

Story i radhës

Ish-zv.ministri: Kanë nisur negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës

Të fundit nga