Autoritetet rregullatorë Amerikane kanë filluar të shtojnë presionin mbi kompanitë e inteligjencës artificiale. The Washington Post raportoi se Komisioni Federal Tregtar ka nisur një hetim ndaj OpenAI, krijuesit të ChatGPT dhe DALL-E.
Zyrtarët kanë kërkuar dokumentacion që tregon sesi kompani adreson rreziqet që vinë nga modelet AI. FTC është i shqetësuar se kompania mund të abuzojë me ligj e mbrojtjes së privatësisë së konsumatorëve përmes praktikave të pandershme dhe mashtruese që mund të dëmtojnë privatësinë, sigurinë dhe reputacionin e publikut.
Komisioni është veçanërisht i interesuar në lidhje me një problem që zbuloi të dhëna të ndjeshme të përdoruesve të ChatGPT, përfshirë pagesa dhe historik bisedash.
Ndërsa OpenAI tha se numri i përdoruesve të prekur është tejet i vogël, FTC është e shqetësuar se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të praktikave të dobëta të sigurisë.
Agjencia gjithashtu kërkon informacion rreth çdo ankese kur AI ka bërë pretendime të rreme ose deklarata keqdashëse ndaj individëve.
Ligje dhe rregulla specifike në të ardhmen e afërt nuk priten edhe pse autoritetet shtetërore kanë shtuar presionet. Nuk dihet nëse FTC do të hetojë edhe kompani të tjera si Google apo Anthropic. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL