Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në lagjen Dobraç të Shkodrës.
Një automjet është përmbysur në mes të rrugës, pasi është përplasur më parë me murin në anë të rrugës.
Për fat të mirë drejtuesi i makinës ka shpëtuar me vetëm disa lëndime të lehta, ndërsa ndodhet në spitalin e Shkodrës.