Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit A. E., banues në Berlin, Gjermani, pasi dyshohet se ka parkuar automjetin pa e siguruar dhe për pasojë automjeti ka lëvizur në drejtim të një lokali.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. Sh., 34 vjeçe, që po qëndronte në lokal.
Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.