austria regjistron diten me te nxehte te tetorit 651d70711ba31

Austria regjistron ditën më të nxehtë të tetorit

October 4, 2023
1 minut lexim

Dje në Austri u regjistrua temperaturë prej 30.3 gradë celsius, që është dita më e ngrohtë në tetor në 257 vitet e mbledhjes së të dhënave, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Instituti Federal për Gjeologji, Gjeofizikë, Klimatologji dhe Meteorologji në faqen e tij të internetit, rekordet e reja të tetorit u arritën të hënën dhe të martën në 87 stacione matëse në të gjithë vendin.

Sipas “GeoSphere Austria”, rekordet e mëparshme provinciale u vendosën në Austrinë e Epërme dhe Salzburg, me 28.6 gradë celsius në Weyer dhe 28.3 gradë celsius në Salzburg-Freisaal.

Në të gjitha kryeqytetet e rajoneve, ishte një ditë vere sipas përcaktimit klimatologjik, me temperatura mbi 25 gradë celsius.

Edhe muajin e kaluar, autoriteti zbuloi se ishte shtatori më i ngrohtë në historinë e të dhënave. Sipas të dhënave, mesatarja mujore në tokat e ulëta ishte 3.2 gradë celsius më e ngrohtë se mesatarja nga viti 1991 deri në vitin 2020.

Në fillim të shtatorit, shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus raportoi se kjo verë ishte më e ngrohta në botë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1940.





MARKETING

RENT A CAR

ageler me porosi deri te pushteti ligji per amnisti te jete transparent do ta ndjekim procesin 651d6f76a135e
Story i mëparshëm

Ageler me porosi deri te pushteti: “Ligji për amnisti të jetë transparent, do ta ndjekim procesin”

fidan objektet e terroristeve te pkk ypg se ne irak dhe siri do jene objektiva legjitime te turkiyes 651d70a97aa48
Story i radhës

Fidan: Objektet e terroristëve të PKK/YPG-së në Irak dhe Siri do jenë objektiva legjitime të Türkiyes

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë