austria neshkruan ligjin per vaksinim te detyrueshem 61fd5fe093746

Austria nëshkruan ligjin për vaksinim të detyrueshëm

February 4, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Austrisë ka nënshkruar të premten (4 shkurt) një ligj që e bën vaksinimin kundër COVID-19, të detyrueshëm për të gjithë të rriturit.

Ky ligj është i vetmi i këtij lloji në Bashkimin Evropian.

Ligji vlen për të gjithë të rriturit, përveç grave shtatzëna dhe personave që përjashtohen nga vaksinimi për arsye mjekësore.

Ata që refuzojnë vaksinimin mund të dënohen me një gjobë prej 3,600 eurosh pas mesit të marsit.

Presidenti Alexander Van der Bellen nëshkroi ligjin pasi Parlamenti e miratoi atë.

Ligji u publikua në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi të shtunën.

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm në protesta të rregullta gjatë fundjavave në gjithë vendin, që kur kjo masë u paralajmërua në nëntor të vitit 2021.

Por ligji ka një mbështetje të gjerë politike – me të gjitha partitë, përveç të djathtës ekstreme – në një përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit të vendit.

Aktualisht, 69 për qind e banorëve austriakë kanë certifikata se janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit – duke përfshirë dozat përforcuese.

Austria ka parë deri më sot më shumë se 14,000 vdekje të lidhura me COVID-19 dhe afër 2 milionë raste në një popullsi prej nëntë milionësh.

Vaksinimet e detyrueshme kundër COVID-19 janë të rralla edhe pse Ekuadori, Taxhikistani, Turkmenistani, Indonezia dhe Mikronezia kanë prezantuar skema të tilla./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nuk po kemi shume femije te buzeqeshur sikur koha e modernitetit dhe internetit po i mbyte ne boten imagjinare 61fd5fde96890
Story i mëparshëm

Nuk po kemi shumë fëmijë të buzëqeshur, sikur koha e modernitetit dhe internetit po i mbytë, në botën imagjinare!

portieri i serie a publikon padashje te dashuren e tij lakuriq 61fd5fe359133
Story i radhës

Portieri i Serie A, publikon padashje të dashurën e tij lakuriq

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë