Ministrja austriake për BE, Karoline Edtstadler, ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim është një hap historik.
Përmes një postimi në Twitter, Edtstadler tha se shpejtësia e integrimit të Kosovës do të varet nga angazhimi i saj.
Sipas saj, Austria do ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian është një hap historik. Është e rëndësishme që t’i ofrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së. Shpejtësia e integrimit të Kosovës do të varet nga angazhimi i saj për t’i adoptuar reformat e nevojshme. Austria do ta mbështesë Kosovës në rrugëtimin e saj”, ka shkruar Edtstadler.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dorëzoi të enjten aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.