Australia vazhdon ëndrrën për pjesëmarrjen në Botëror

Australia ka triumfuar me rezultatin 1:2 në ndeshjen kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vazhdon kështu ëndrrën për pjesëmarrjen në Botëror, ku do të përballet në “play-off”-in ndërkontinental me Perunë.

Sfida u luajt në Katar si rregull i fushës neutrale në të tilla ndeshje me një takim, në një sfidë ku Australia e siguroi fitoren vetëm në fund pas golit të Hrustiç, i cili ndryshoi shifrat që deri në atë moment ishin ndalur në baraspeshë.

Australia i drejtohet kështu ndeshjes së radhës ku biletën për një vend në Katar do ta diskutojë përball Perusë

Emiratet e Bashkuara Arabe 1-2 Australi

57′ Kanedo/ Irvin 53′, Hrustiç 84′.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

15 vjeçari ukrainas që shkatërroi autokolonën ruse me dron

Story i radhës

Tre gola larg rekordit të legjendës braziliane Pele

Të fundit nga