australia emeron te derguar te posacme per trajtimin e antisemitizmit 668d0e7e33812

Australia emëron të dërguar të posaçme për trajtimin e antisemitizmit

July 9, 2024
1 minut lexim

Australia emëroi një të dërguar të posaçme për të luftuar antisemitizmin dhe për të ruajtur “kohezionin social”, në kohën e tensioneve në rritje për luftën Izrael-Gazë.

Kryeministri Anthony Albanese njoftoi se avokatja Jillian Segal do të konsultohet me drejtuesit e komunitetit dhe ekspertët e diskriminimit për ta këshilluar Qeverinë.

Pozita të ngjashme, prej vitesh, kanë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Greqia dhe Britania e Madhe.

Albanese tha se, së shpejti, do të emërohet edhe një i dërguar i posaçëm për trajtimin e islamofobisë.

Konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme është shndërruar në një çështje politike tashmë në Australi. Ai ka shkaktuar protesta të komuniteteve hebraike dhe myslimane, si dhe rritje të mprehtë të islamofobisë dhe antisemitizmit.

Konflikti ka nisur pasi Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh për të shkatërruar, siç thotë, Hamasin, i cili kontrollon Gazën.

Sipas autoriteteve në këtë enklavë, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Australianët janë thellësisht të shqetësuar për këtë konflikt dhe shumë po lëndohen. Në kohë si kjo, australianët duhet të bashkohen, jo të përçahen”, tha Albanese të martën./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

policia ne ferizaj me plan operativ shperndan fletepalosje festo me zemer jo me arme 668d08dc37f58
Story i mëparshëm

Policia në Ferizaj me plan operativ shpërndan fletëpalosje “Festo me zemër, jo me armë’’

fillon kampi nacional i fbk se 668d109c96e4e
Story i radhës

Fillon Kampi Nacional i FBK-së

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë