Policia në Ferizaj me plan operativ shpërndan fletëpalosje “Festo me zemër, jo me armë’’

Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizajt edhe gjatë periudhës së fundit kohore ka vazhduar të fokusohet në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë rajonin me qëllim që të krijohet siguri për secilin qytetar.

Në kuadër të planit operativ ‘’Sezoni i verës 2024’’ policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive.

Policët e këtij regjioni kanë kanë filluar shpërndarjen e disa fletëpalosjeve dhe posterëve me moton “Festo me zemër, jo me armë” me disa porosi, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, pastaj është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj gjuajtja me armë zjarri, përveç në vendet e caktuara dhe të licencuara për gjuajtje (poligonet e gjuajtjes )”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës në Ferizaj, sqaron se përdorimi i armës gjatë festave përbën vepër penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’’, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Për këto vepra penale sipas Policisë së Kosovës parashihet dënim me gjobë prej dhjetë mijë eurosh, apo dënim me burg 1 deri 8 vite.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”,thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hotel luksoz në Durrës, kompani tregtare, 2 apartamente, truall e garazh/ 7 pronat që iu sekuestruan drejtorëve të “5D” dhe familjarëve të tyre

Story i radhës

Australia emëron të dërguar të posaçme për trajtimin e antisemitizmit

Të fundit nga