Më në fund erdhi njoftimi! Pas zbulimeve, thashethemeve, zërave, këtë herë gjithçka është konfirmuar. Aurora Ramazzotti dhe Goffredo Cerza do të bëhen prindër për herë të parë.
Përmes një videoje në profilin e saj në Instagram, Ramazzotti ka dashur ta bëjë njoftimin në mënyrën e saj, me ironinë që e karakterizon dhe me një përmbledhje të vogël të të gjitha herëve që shtypi e ka bërë shtatzënë.
Të ftuar specialë të videos janë miqtë dhe familja e saj: nga Michelle Hunziker, te gjyshja, te Jonathan Kashanian, te Sara Daniele dhe Tommaso Zorzi, të cilët në fund e pyesin atë vetëm një gjë:
“Aurora, mos je shtatzënë?”.
Në përmbledhje, tituj të ndryshëm artikujsh të botuar ndër vite, që flisnin për shtatzëninë e saj hipotetike, deri më sot, 23 shtator 2022, që përkon me ditën kur ato që ishin vetëm fantazi bëhen realitet.
“Ne donim t’u kërkonim falje të gjithë miqve që duhej t’ua mohonim këtë muaj. Kur lajmi doli, nuk ishte ende koha për ta komunikuar publikisht. Kështu shkoi! Për ata që kuptojnë, për ata që dëgjojnë, për ata që shohin. Ju dua”, thuhet në mbishkrim.
Dhe tani, më në fund, Aurora dhe Goffredo mund t’i mirëpresin urimet!