Aurela Gaçe sqaron keqkuptimet në media dhe flet për gjendjen shëndetësore

May 27, 2022
1 minut lexim

Aurela Gaçe njoftoi dy ditë më parë se mjekja i kishte këshilluar të merrte 1 javë deri në 10 ditë pushim, pas një vizite për kordat. Kjo deklaratë e këngëtares u transformua në media, duke lënë të kuptohet se ishte tërhequr nga muzika për disa kohë.

Pas kësaj, Aurela ka publikuar një video në rrjetet sociale, për t’i sqaruar të gjithë me zë e figurë.

“Sot në mëngjes jam zgjuar me disa lajme të tmershme, jo heq dorë nga muzika, jo lajm i keq për muzikën, jo desh vdiqa, jo po vdes. Edhe 20 vjet të tjera këtu më keni. Ishte thjesht një ngjirje. Ju e kuptoni që edhe sportistët vriten ndonjëherë dhe marrin dy ndeshje pushim, apo jo? Faleminderit atyre që janë bërë merak për shëndetin tim, jam shumë mirë! Sot bëra një tjetër vizitë te doktoresha dhe më tha që shërimi ka filluar, jemi në rrugë të mbarë. Shumë shpejt jam në skenë”, -theksoi ajo.

Aurela pritet të publikojë sot këngën e re.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kosova përfundon me sukses edhe stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali

Story i radhës

Paralajmëron udhëheqësi çeçen: Pas Ukrainës, radhën e ka Polonia

Të fundit nga

ShkoLartë