ATO ka blerë sistem që përgjon çdolloj komunikimi të qytetarëve të Maqedonisë në internet, thonë nga VMRO-DPMNE

July 18, 2023
1 minut lexim

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë Agjencinë Tekniko Operative (ATO) se është furnizuar me softuer për përgjime, që sipas tyre paraqet skandal, përcjell TV21. Nga kjo parti opozitare thonë se bëhet fjalë për sistemin “Predator”, me të cilin mund të përgjohen të gjitha aktivitetet e qytetarëve në internet.

“Kini kujdes, me këtë softuer mund të monitorohet çdo komunikim në internet i çdo qytetari të Maqedonisë dhe mund të keqpërdoret për qëllime politike të pushtetit. Ky softuer është problematik edhe për NATO-n dhe tashmë në Greqi ka shpërthyer një skandal që me të janë përgjuar politikanë dhe personazhe publike. Për këtë aferë është njoftuar edhe Prokuroria Publike para disa javësh, por nga ana e tyre nuk ka asnjë reagim dhe veprim”, thonë nga VMRO-DPMNE./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lëkundje tërmeti sërish në Greqi, ja sa ishte magnituda

Story i radhës

Rreth 230 mijë persona të evakuuar në Kinën jugore për shkak të tajfunit Talim

Të fundit nga

ShkoLartë