Atletico Madrid ka fituar ndeshjen ndaj Getafes.
‘Rojiblancos’ triumfuan 3:0 në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligas ndaj Getafes.
Protagonist në këtë takim ishin Alvaro Morata, (me dy gola) dhe Joao Felix (me tri asistime).
Skuadra e Diego Simeones fituan pa problem ndaj ekipit tjetër nga Madridi.
Morata fillimisht shënoi një gol të bukur, në minutën e 15` pas asistimit nga Felix.
Getafe me Borjan Mayoral kishin mundësinë të barazonin para pushimit, por nuk u tregua i saktë.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Atleticos. Edhe në 45 minutat e tjerë mysafirët ishin më të mirë, duke shënuar edhe dy gola.
Po rridhte minuta e 59` kur Morata shënoi golin e dytë personal dhe atë në takim.
Për rezultatin final të ndeshjes 3:0 u përkujdes Antoine Griezmann në minutën e 75`.
Kështu Atletico arriti të marr fitoren e parë në edicionin e ri të ligës spanjolle.