Atletico Madridi synon mbrojtësin turk

Atletiko Madridi po studion merkaton aty ku synon të përforcohet me një mbrojtjes.

Objektivi i drejtuesve të “Los Colchoneros” është Calar Soyuncu që aktivizohet me Lesteri në Premier Ligë, teksa avantazhi i “Rojiblancos” është fakti se lojtarit turk i përfundon kontrata në 30 qershorin e verës së ardhshme.

26-vjeçari është vërtet shumë pranë spanjollëve teksa ekziston edhe opsioni që Soyuncu të transferohet në “Vanda Metropolitano” në merkaton e janarit, gjithnjë nëse nga Atletiko largohet një prej mbrojtësve Felipe apo Hermoso.

Transferimi i Soyuncu në organikën e trajnerit Diego Simeone do të “ndizte” konkurrencën për një vend në qendër të mbrojtjes teksa në atë pozicion luajnë edhe Saviç me Himenez.

Soyuncu është pjesë e Lesterit prej vitit 2018, teksa më parë aktivizohej në Bundesliga me fanellën e Frajburgut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kievi mbetet pa ujë

Story i radhës

“Shqipëria ime”, artistë të talentuar të shkollave përcjellin vlerat e krenarisë kombëtare

Të fundit nga