Atletico Madridi kërkon sulmuesin e Betisit

1 minut lexim

Atletico Madrid ka nisur punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Diego Simeone pëlqen shumë Nabil Fekir, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026 me Real Betis, gjithashtu lojtari ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh dhe transferimi i tij në “WANDA Metopolitano” nuk do të jetë aspak i lehtë.

Por pavarësisht këtyre vështirësive, numri një i stolit të “colchoneros” është i vendosur dhe do të bëjë maksimumin që ta afrojë sulmuesin në Madrid.

Nga ana tjetër drejtuesit e Real Betis do të bëjnë një shitje të madhe në verë dhe ai që do të largohet nuk është Fekir, por Guido Rodriguez, i cili gjithashtu pëlqehet nga Atletiko, por nuk është zgjedhja e parë për Simeone, i cili këmbëngul për Fekir.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emergjenca: 776 pacientë morën ndihmë mjekësore për 4 ditë

Story i radhës

Kina në mbështetje të Rusisë, pavarësisht paralajmërimeve të liderëve ndërkombëtar

Të fundit nga