Atletico Madridi fiton pikë të plota në derbin e kryeqytetit, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Rayo Vallecanon vendase.
Futbollisti Koke në minutën e 49-të shënoi për fitoren e madhe.
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit standard për Vallecanon por nuk ia dolën ndaj Atleticos.
Në minutën e 85-të, Correa i Atleticos u përjashtua me karton të kuq.
Pas javës së 29-të në Spanjë, Atletico zë vendin e tretë me 54 pikë e Vallecano është e 13-ta me 32.