Atletët nga Kenia, dominojnë maratonën

November 8, 2022
1 minut lexim

Atletët nga Kenia, dominuan edicionin e 51 të Maratonës së famshme të Nju Jorkut. Për meshkuj fitoi atleti Evans Çabet, ndërsa te femrat, më e shpejtë ishte Sharon Lokedi.

Për Çebet ky është triumf i dyfishtë në SHBA në këtë vit, pas fitores në Maratonën e Bostonit, në muajin prill. Ai mbylli këtë garë me kohë 2 orë 8 minuta e 41 të qindta, duke lënë pas Shura Kitata të Etiopisë dhe Abdi Nagejen e Holandës.

Te femrat, Sharon Lokedi mbylli garën me kohë 2 orë 23 minuta e 23 të qindta, duke lënë pas Lonah Salpeter të Izraelit dhe Gotytom Gebreslase të Etiopisë.

Koha e dhënë në të dyja kategoritë ishte më e lartë nga parashikimi, kjo edhe për shkak të motit jo fort të përshtatshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky konfirmon pjesëmarrjen në samitin e G20 në Bali

Story i radhës

“Dëgjova një zhurmë të madhe”: Burri nga Kalifornia beson se meteori shkatërroi shtëpinë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë