Atje veprojnë banda kriminale nga Republika Serbska dhe grupe mercenare ruse “Wagner”

December 9, 2022
1 minut lexim

Kërcënimet e Serbisë karshi Kosovës po bëhen përditë e më shqetësuese. Këto sjellje dhe veprime të Serbisë janë identike me ato të viteve tw ’90-ta që çuan në luftëra të përgjakshme e gjenocidale në ish-Jugosllavi. Me kërcënime dhe sjellje të tilla nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës nisi dhe po vazhdon agresioni rus në Ukrainë.

Tashmë Vuçiq haptazi kërcënon me futjen e ushtrisë serbe në Kosovë, përderisa në pjesën veriore të Kosovës, veprojnë banda të armatosura kriminale, të udhëhequra, të financuara dhe të trajnuara nga Serbia. Madje atje veprojnë edhe banda të armatosura kriminale të ardhura nga e ashtuquajtura Republika Serbe dhe grupe mercenare ruse të njohura si Wagner.

Kështu kanë filluar të gjitha luftërat.

Duke mos i trajtuar seriozisht kërcënimet e Serbisë dhe duke i tumirë në vazhdimësi kërkesat e saja, Serbia po trimërohet dhe po shkon për çdo ditë nga një hap më afër luftës. Shteti i Kosovës duhet të sillet me urtësi, vendosmëri dhe mençuri karshi kësaj situate.

Bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i nuk duhet në asnjë mënyrë ta nënçmojnë situatën dhe të lejojnë që ajo të përshkallëzohet.

Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se ajo me Kosovën nuk ka një kufi administrativ, të cilin mund ta shkelë kur ti teket, por ka një kufi shtetëror dhe si të tillë duhet trajtuar dhe respektuar.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të pushojë t’i mbajë krahun Serbisë në procesin e bisedimeve, sepse në këtë mënyrë apetitet e Serbisë po rriten përditë e më shumë duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Lufta në Ukrainë, sikur edhe ato në ish Jugosllavi, po tregon se lufta lokale më nuk mund të ketë, por kudo që ato ndodhin reperkusionet e tyre shtrihen në një rreth shumë më të gjerë.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha e thotë troç: Ja pse e akuzoj publikisht Ramën për sulmin ndaj meje

Story i radhës

Tronditet bota e artit, këngëtari i njohur akuzohet për përdhunim – dalin detajet e rënda

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë