Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Merret vendimi, burg përjetë për Redjan Rrajën

July 25, 2023
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vite burg për Arjol Halilajn, të cilët i bën atentant Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja iu bë atentat, ndërsa anë mjet ishte dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi. Viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Arjol Halillaj, u arrestua në maj pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të vitit të kaluar, prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Joseph me kritika ndaj SHBA-së dhe BE-së: Po i bëni presion të vazhdueshëm Kosovës dhe “përkëdhelni” Serbinë

Story i radhës

U zgjodhën 25 gjykatës për shtatë gjykata të vendit

Të fundit nga

ShkoLartë