Atentati me bombë ndaj vajzës së njeriut të Putinit, reagon SHBA: Dënojmë vrasjen e 29-vjeçares

1 minut lexim

Duke iu referuar atentatit me bombë ndaj vajzës së njeriut të Vladimir Putin, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje çfarëdo sulmi ndaj civilëve kudo që mund të ndodhin.

Në konferencën për mediat zëdhënësi Ned Price nuk pranoi të komentonte nëse Washingtoni e dinte se kush qëndronte pas sulmit.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi shërbimet sekrete të Ukrainës për vrasjen e Dugina-s. Ndërsa zyrtarët ukrainas kanë mohuar çdo përfshirje në atentatin me bombë.

Gazetarja Darya Dugina, 29 vjeçe, vdiq të shtunën kur makina e saj u hodh në erë nga një atentat me bombë pranë Moskës. I ati i saj, Alekandër Dugin, i afërt me presidentin Vladimir Putin mendohet të ketë qenë objektivi i këtij atentati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manchester United si Chelsea, synon Frenkie de Jong

Story i radhës

Asamblisti i LVV-së: Presim të anulohet konkretisht tenderi për Prishtina Parking

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,