Atentat me armë zjarri, plagoset rëndë 55-vjeçari shqiptar në Gjermani

1 minut lexim

Mediat gjermane kanë bërë me dije se një shqiptar nga Kosova është qëlluar disa herë më armë zjarri në Berlin, Gjermani.

Mësohet se shqiptari është i moshës 55-vjeç ndërkohë gjendet i plagosur rëndë.

Bëhet me dije se një person i paidentifikuar ka hapur zjarr nga trotuari drejt makinës tip “Audi” me të cilën lëvizte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ditën e sotme, në Friedrichsfelde të Berlinit, ndërsa ende nuk bëhet e ditur identiteti i autorit apo shkaqet, pasi është larguar në drejtim të panjohur. Në automjet nuk kishte persona të tjerë.

Autoritetet gjermane janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhimbjet e barkut, llojet e tyre dhe kur duhet të shkoni te mjeku

Story i radhës

Konflikti verbal Sllaveski-Arsovska do të shqyrtohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

Të fundit nga