Ata që porositën vrasësit me pagesë kurrë nuk guxojnë të amnistohen! / Jeniçerët e Hashimit, Xhavitit, Kadrisë, Rexhepit, Lushtakut

min lexim

Jeniçerët e Hashimit, Xhavitit, Kadrisë, Rexhepit, Lushtakut… ditëve të fundit më janë sulur me sharje dhe fyerje nga më të ulëtat dhe me emra të rremë, sa herë më akuzojnë e fyejnë ma rrisin krenarin dhe vendosmërinë sepse janë argat të shitur lirë të njeriut “Gjarpër” – Hashim Thaçit me kompani, që punoi për interesa të djallit, i cili e damkosi Dardanin, ky i pangopur me pushtet dhe pasuri i ngjason sulltanit të Bruneit.

Edhe djali i Kristaqit -Edi Rama, ai që po e kthen vëllazërinë e Titos- Mugosh- Popoviqit- Hoxha, me Vuçiqin-ish Gëbelsin e Millosheviqit don ta mbrojë Hashimin dhe të tjerët për agjendat e tij politike në vend që ta kushtëzonte pjesëmarrjen e Kosovës në takimet për pazaret rreth Ballkanit si projekt ruso-serbë.

Ky njeri dhe rrethi i tij puçist e kishin model sjelljen dhe ardhjen në pushtet me metodat e Enver Hoxhes, duke eliminuar edhe bashkëpunëtorët e ngushtë, sepse e kanë pushtetin Patologji. Këta heretik ngriten grupe-skuadrat e vrasjeve për llogari të pushtetit dhe të plaçkitjes , pikërisht për përgjegjësin që kanë për vrasjet politike të (zyrtarëve të LDK-së, eprorëve të vijës institucionale dhe gazetarëve që i demaskonin krimet dhe të dyshuarit, policë në detyrë) sot gjenden në Hagë dhe natyrisht Serbia si përgjegjëse për krimin dhe gjenocidin që ka ushtruar në Kosovë tenton të shpif dhe ta deformoj duke dashur ta barazoj krimin sistematik serb ndaj shqiptarëve etnik.

Këta që nxitën dhe porositën vrasësit me pagesë kurrë nuk guxojnë të amnistohen sepse ju bëhet një vrasje e dytë viktimave dhe fëmijëve të tyre jetim. Cili prokuror do guxonte të ngriste aktakuzë për “të fortët”?

Image

Osman Ferizi ishte në Grupin e Dytë që u stërvitën në Shqipëri në vitin 1991 së bashku me Adem Jasharin. Osmani është i treti në këmbë nga e majta!

Prokuroria e Hagës nuk është armike e Kosovës, është për ndarje të drejtësisë dhe dënimin e përgjegjësve të krimit, ne si shtet këtë nuk e bëmë. Pse vrasjet politike kurrë nuk i dënoi, as i ndjeri Adem Demaçi, as frymëzuesi i tyre egocentristi Rexhep Qosja po as këta nxënësit e tyre. Pa u zbardhë vrasjet që nga tradhtia në Tiranë e vrasjes së ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafes, Enver Maloku, kol.Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt, Ismet Rracit, Shaban Popovës, Haki Imerit, Bekim Kastratit, kom. Drinit, Ismet Rrahmanit, Behadin Allaqit, Ilir Konushevcit … Isuf Haklaj e Sabahate Tolajt… nuk do ketë as paqe e as heshtje, e as pajtim, nëse nuk do të funksionoj sistemi i drejtësisë do të funksionojë prapë, Kanuni edhe pse në shek.XXI është shumë primitive, por gjaku nuk humbet e as nuk falet.

Lehjet e qenve janë të kota, unë nuk ju përulem atyre që e degraduan atë vend, ata që e vodhën dhe ata që e bënë të padurueshme jetën aty, ai vend falë matrapazëve politik dje dhe sot po zbrazet sepse ua vratë shpresat për jetë!

Jam njeri i rrugës së gjatë!

Shihemi “trima” në Dardani!

Image

Osman Ferizi, ishte luftëtar i UÇK-së nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raketat godasin aeroportin ushtarak në Ukrainën qendrore

Story i radhës

SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë edhe katër sisteme HIMARS

Të fundit nga