Lideri në ligën e dytë të futbollit maqedonas, Gostivari, përforcoi radhët me një portier.
Bëhet fjalë për Astrit Anzain i cili vjen si huazim nga Shkendija dhe do të luajë për Gostivarin në pjesën e dytë të sezonit.
Ai është fëmijë i Shkëndijës së Tetovës, dhe një periudhë ka luajtur si i huazuar te Teteks.
Gostivari i ka përforcuar edhe më shumë radhët në luftën për të hyrë në elitën e futbollit maqedonas.