Philippe Coutinho është duke kaluar nëpër një formë fantastike si i huazuar i Barcelonës te Aston Villa. Sulmuesi brazilian kaloi në verën e kaluar në Villa Park dhe që atëherë ai po tregon se mund të jetë sërish lojtar vendimtar.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Steven Gerrard është tejet i kënaqur me formën e Coutinhos dhe dëshiron ta mbajë.
Por, trajneri duhet të pres vendimin e bordit deri në maj, por që edhe këta janë të lumtur me formën e lojtarit. Barcelona është aktualisht e gatshme ta shesë Coutinhon dhe po kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij.
Shuma nuk do të paraqet problem për Villan, andaj braziliani me shumë gjasë do të jetë lojtar i tyre si marrëveshje permanente.