Aston Villa është e gatshme të shesë Philippe Coutinhon në janar – vetëm një vit pas mbërritjes së tij, raporton Football Insider.
Plejmejkeri, 30 vjeç, nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon pavarësisht se huazimi i tij fillestar u konvertua në një marrëveshje të përhershme në verë.
Coutinho përballet me mundësinë e një minutazhe edhe më të vogël nën drejtimin e Unai Emery-t, sesa nën drejtimin e ish-trajnerit Steven Gerrard, i cili ishte shumë i emocionuar për ta marrë atë nga Barcelona vitin e kaluar.
Coutinho ka startuar vetëm gjashtë nga ndeshjet e Aston Villa në Premier League këtë sezon dhe ka plotësuar 90 minuta vetëm në një rast.