Ambasada e BE-së në Tiranë dërgon urime të ngrohta për të gjithë besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë festën e Krishtlindjeve.

Nëpërmjet një postimi në Twitter BE dërgon urimet më të ngrohta për të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet.

“Delegacioni i #BE-së në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në #Shqipëri “, shkruan në Twitter ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohman.

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Ndërsa sot në mëngjes në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët Ortodokse

Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve. Në këtë ditë drekat familjare dhe shkëmbimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur. Në traditën e krishterë, kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem nga e shenjta Mari.

Shumica e botës së krishterë e feston Krishtlindjen në 25 dhjetor, ndërsa disa kisha ortodoske lindore e festojnë Krishlindjen në 6 dhe në 7 janar, pasi ndjekin kalendarin Julian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aston Villa e vendos në shitje Coutinhon

Story i radhës

Çantat e rënda, shtojnë numrin e fëmijëve me probleme të kurrizit

Të fundit nga