Aspekte në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

March 27, 2022
min lexim

Korrupsioni është një dukuri qe ekziston ne gjitha vendet e botes, bile edhe ne shtetet qe kanë ligje me te forta. Është thuaje e pa mundur qe ta zhdukesh ketë dukuri, por mund ta zbusim nëse punojnë s’pari njerëzit me kompetent me autoritet të lartë njerëzor ne ketë drejtim dhe mbas tyre edhe ne ( populli ). Këtë dukuri s’mund ta lufton populli i vetëm pa njerëzit qe janë neper pozita te ndrysmë reciproke. Sa i përket Kosovës, për momentin është shume e vështirë, për mos me e thënë e pa mundur qe te luftohet kjo dukuri tu e pas parasysh se ne çfarë rrethanash jemi duke kaluar. Ndoshta mbas disa vitesh kur te punojmë shumë dhe stabilizohen gjerat dhe te fillon zbatimi i ligjit nga gjyqtaret dhe gjykatësit vetëm atëherë mund te ketë shpresë qe mund te zbutet sa do pakës kjo dukuri. Kur bëhet fjalë për Gjyqëtarin dhe gjykatësin, që të dytë e ndajnë drejtësinë me një dallim se gjykatësi e ndan drejtësin në gjykatë ndersa gjyqëtari e ndan drejtësinë në një ndeshje ose një lojë sportive.

Të presësh që korrupsioni të eliminohet vetvetiu si rrjedhojë e një procesi

historik, është iluzion A po luftohet fenomeni Korrupsion në Republikën e Kosovës dhe në shtetet tjera që e rrethojnë Kosovën??. Korrupsioni kudo që paraqitet minon besimin e qytetarëve në sistemin ligjor .

Roli i mediave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Korrupsioni si formë e kriminalitetit ekonomik është kur dikush e shpërdoron pushtetin apo vendin e punës, për të pasur përfitime personale, themi se ai njeri është i korruptuar. Në shoqërinë bashkëkohore, nuk ka shoqëri në të cilën nuk është prezentë korrupsioni.

Korrupsioni në ditët e sotme konsiderohet si murtajë e shkatërrimit të ekonomisë së çdo shteti si unazë e çeliktë me lidhje të çelikta që shkel ligjet, kodin e etikës dhe kodin penal në fuqi, shkel detyrën e besuar nga vota e popullit dhe ligjet në fuqi, duke krijuar nëpunës të korruptuar, shoqëri të korruptuar me aparat shtetëror të korruptuar nga marrja e parave nën dorë që të kryej një punë të jashtëligjshme.

Korrupsioni përbën një kërcënim madhor për demokracitë dhe është vështirë për t’u zbuluar e ndëshkuar, ndërsa sipas referencave të autorëve të shumtë; “Korrupsioni është një epidemi shtetërore kriminale me rrezik për shoqërinë dhe shtetin që e ka lejuar” i krerëve nga strukturat kriminale të kamufluara në administratën publike, organet shtetërore dhe institucionet e ndryshme publike që e “legalizon” dhe e mbron me mekanizmat e pushtetit të krijuar dhe të parapara për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit Veçohet thënia se nuk ka forma korrupsioni të thjeshta apo lehtësisht të dallueshme. Ai ekziston në forma të ndryshme, të shumta e komplekse që lidhet me përfitime relative dhe dëmton vlerat etike të lidhura me pozita në pushtet dhe me influence me të korruptuarit si palë në korrupsion që mbajnë llogari të paregjistruara në ndonjë bankë të veçantë.

Korrupsioni është i “keq”, të paktën me lidhje me rezultatin ideal që vjen në shprehje me ryshfet, mitë, prishje morale duke dhuruar dhurata për të vënë dikë në shërbimin e tij dhe konsiderohet një ndër format më tipike të kriminalitetit të organizuar dhe qen zinxhiri që kafshon ekonominë e një vendi dhe kancer i zhvillimit ekonomik i mbërthyer në vetveten, ku dikush pasurohet tej mase e në anën tjetër paraqitet varfëria ekstreme, papunësia, prostitucioni, narkomania si pasojë e tregtisë së palejuar me narkotikë.

Është fakt që korrupsioni është problem shqetësues për ekonominë e shumë shteteve dhe ndikon në uljen e luftës kundër krimit të organizuar. Marrja e mitos zakonisht kryhet nga zyrtarët e zakonshëm të organeve tatimore, policisë doganore, policisë shtetërore te kalimi i mallrave në pragun e shtëpisë së një shteti (dogana), pastaj ajo për të marrë licencë për ushtrim të profesionit ose leje ndërtimi, të gjitha këto referenca janë të dhëna nga teorikët e ndryshëm botërorë që merren me kriminalistikë gjë që tregon se korrupsioni kryhet dhe “jeton” nëpërmjet disa zyrtarëve, përfaqësuesve të pushtetit, partive politike, institucioneve dhe organeve qeveritare dhe joqeveritare duke u gërshetuar në fushën e punësimit, licencimit, tenderëve, marrjen e dokumenteve dhe lejeve zyrtare në tregti, ekonomi, arsim, shëndetësi, polici, parlament, qeveri, ministri, grupe e organizata kriminale. Kur emërohen ose kur i zgjedhin: kryeprokurori i shtetit, kryetari, kryetari i parlamentit, kryeministri, ministrat, kryetarët e partive politike, kryepolici, kryetari i komunës, kryeekzekutivi e zyrtarët dhe autoritetet e larta zyrtare, nga ata kërkohet plotësimi i kushteve esenciale morale dhe politike që të mos implikohen në korrupsion zyrtar dhe veprave penale kunder detyrës zyrtare e në veçanti në konflikt interesi. Nuk diskutohet çështja e ndjekjes penale apo dënimeve penale dhe kundërvajtjeve, sepse kjo rrethanë është pengesë për postin që e merr.

Përgjegjësia penale nga subjektet që u përmenden është e dorës së dytë te luftimi i korrupsionit dhe të provohet implikimi i tyre në krim, për ta ndjekur, shkarkuar apo suspenduar nga detyra. Ato nënkuptohen dhe apriori zbatohen pasi që hetimi dhe masat e tjera në zbulim, gjykimi, dënimi dhe ekzekutimi, i përkasin organeve të zbulimit, të ndjekjes dhe të gjykimit që themelohen me procedura të veçanta, me përgjegjësi profesionale, politike, kushtetuese dhe se në rastet e caktuara, përgjegjësia politike mund të kryhet edhe me dorëheqje, ndërsa përfshirja eventuale e ndonjërit në veprimtari kriminale-korrupsion është çështje e organeve të zbulimit, ndjekjes dhe gjykimit ekskluzivisht pa rekomandime, insistime, premtime autoritare, por organet përkatëse zyrtare, hetojnë dhe provojnë çdo kryes të veprimtarisë kriminale menjëherë pas kallëzimit penal apo në bazë të asaj që përflitet, deklaratave të palëve, publikimeve për të korruptuarit në shpërdorimin e autorizimeve, tolerimin e keqpërdorimit të detyrës, mundësimin ose ndihmën në këto dukuri në përgjegjësi morale, si akt moral, vetë të largohet nga detyra- posti zyrtar pa procedura të veçanta si mekanizëm institucional për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit dhe të autorizimeve.

Roli i mediave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit është i madh sepse, në botën bashkëkohore, janë bërë mjete të fuqishme të ndikimit dhe orientimit të opinionit dhe janë në gjendje në përgatitjen dhe rreshtimin e opinionit për çështjet dhe interesat e ndryshme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe luan rrol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Një pjesë e konsiderueshme i mediave, kanë misione dhe funksione pozitive në drejtim të informimit të opinionit publik me rrjedhat aktuale politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore në zbulimin e korrupsionit e cila dukuri konsiderohet kancer i rrjedhave aktuale të lartcekura.

Të dhënat e fundit lidhur me rolin e mediave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit janë në nivelin e duhur gjë qe na bënë me kuptuar se janë duke dhënë kontributin e vetë në ndërtimin e shteteve në tranzicion siç është shteti më ri në botë – Republikën e Kosovës me një shoqëri pa korrupsion bashkë me Shqipërinë.

Mars 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ziadin Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Story i radhës

Si u prit fjalimi historik i Biden në Ukrainë?

Të fundit nga

ShkoLartë