III. Përgjithësisht sa i përket disa vrojtimeve konkrete analitike-sintetike përkitazi me marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013 në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel
1. Konteksti temporal-politik dhe gjendja a diversiteti i opinionit publik në Kosovë, para dhe pas miratimit të marrëveshjes së parë të Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë – për asociacionin e komunave me shumicë të banorëve serbë në Kosovë.
Idetë, synimet, propozimet, veprimet hegjemoniste dhe projektet ekspansioniste serbo-sllave për gllabërimin e tokave shqiptare, duke inkorporuar këtu edhe territorin e Kosovës, as nuk janë të reja dhe as nuk janë shuar kurrë. Ndër të gjithë popujt e Siujdhesës Ilirike (Ballkanit), populli ynë e ka pësuar copëtimin më të madh dhe më tragjik territorial; duke mbetur i ndarë në 6 shtete të siujdhesës dhe në Turqi.
Edhe Kosova, fatkeqësisht e pati fatin e njëjtë historik, me vendet e tjera simotra-shqiptare; pra ishte e robëruar nga dora në dorë, deri në qershor të vitit 1999., të shekullit të kaluar.
“Serbia po kërkon “hise” në territorin e Kosovës, pa qenë e ndërgjegjshme, se është pikërisht ajo, që e kishte pushtuar Kosovën nga viti 1912 dhe disa herë të tjera në ndërkohë: me 1918, më 1945 dhe me 1989”. Pas gjenocidit të fundit, që e bëri në vitet 1998 dhe 1999., Serbia përfundimisht e humbi çdo pretendim a të drejtë reinvendikative; pra të kthimit në gjendjen e mëparshme në Kosovë, por nuk e humbi shpresën për hegjemoni, keqbërje dhe destruksion – ndaj Kosovës dhe njerëzve të saj shumicë në të. Serbia pothuajse në vazhdimësi ka pretenduar dhe ushtruar restrikcionin, metodat më bizare de -stabilizuese, përpjekje morbide dhe perfide për ndarjen a copëtimin e Kosovës; asociacionin e komunave me popullsi shumicë serbe e deri të defunksionalizimi dhe zhbërja eventuale totale a parciale e shtetit tonë.
Duke synuar ndarjen e Kosovës midis saj dhe Shqipërisë, Serbia militare, do të donte: “ta ndajë përgjithmonë atë; pra Kosovën – midis saj, pra Serbisë dhe Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë, ajo do të dëshiron -te “ti shmangej” njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.”
2.Dërgimi i çështjes së Kosovës në Gjykatën ndërkombëtare të drejtë -sisë në Hagë nga ana e Serbisë dhe shpallja rezolutave e mendimit të saj pozitiv përkitazi me pavarësinë e Kosovës
Duke mos pasur mundësi as zgjidhje tjetër – të përshtatshme dhe të super -favorshme për të, por edhe duke shpresuar për një përfundim ndryshe nga që i doli më pas; pra për një përfundim të favorshëm për te, Serbia çështjen e drejtëshmërisë së shpalljes dhe validitetit të pavarësisë së Kosovës, e dërgoi në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë të Holandës. Mirëpo shpallja e mendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtë -sisë në Hagë, në favor të Kosovës ishte një dush i ftoftë për Serbinë e kohës dhe ishte jo vetëm një verdikt i drejtë dhe korrekt i asaj gjykate, por edhe një fitore glorioze e drejtësisë ndërkombëtare dhe e vetë Kosovës asokohe.
Pra, shpallja e mendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (22 korrik 2010), përkitazi me ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe vetë aktit të pavarësisë – nga Kuvendi i saj, pa asnjë mëdyshje ishte në fakt, arritja më e madhe e vetë Kosovës, në konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj.
Kjo gjykatë në të vërtetë, me mendimin e saj rezolutiv-pozitiv, ka konfirmuar qartë dhe çiltër se, shpallja e pavarësisë së Kosovës, në asnjë mënyrë dhe në asnjë segment, nuk e ka cenuar fare as rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit dhe as Kornizën kushtetuese, të miratuar asokohe nga administrata ndër -kombëtare e njohur si UNMIK- në Kosovë.
Mirëpo, ndonëse mendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, në mënyrë meritore dhe të pakontestueshme e rezolutive e ka konfirmuar dhe afirmuar ligjshmërinë ndërkombëtare të shpalljes dhe ekzistimit notor të shtetësisë së Republikës së Kosovës, si dhe ka krijuar kushte dhe rrethana dukshëm më të favorshme për integrim brenda Bashkësisë ndërkombëtare, këtë mundësi të artë dhe relevante, as në rrafshin diplomatik dhe as në atë politik, nuk e shfrytëzoj dhe as nuk e kapitalizojë Kosova.
Për rrjedhojë, fatkeqësisht në shtatorin e po të njëjtit vit, do të pasojë një Rezolutë – pa dyshim e pafavorshme dhe e dëmshme për Kosovën – atë ditë e sot.
3. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e 9 (nëntë) shtatorit të vitit 2010.
Kjo rezolutë e OKB-së me numër 64/298 e datës 9 (nëntë) shtator të vitit 2010., ishte sponzoruar nga eksponentët e Bashkimit Europian dhe ata të Serbisë, me qëllim kinse për të ndihmuar dialogun prosperues dhe perspektiv në mes të palëve. Ndonëse përmbajtja e rezolutës kishte synim dhe objektiv parësor dhe ekskluziv zhvillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, respektivisht për çështje teknike – në mes të dy shteteve sovrane -, në ndërkohë u bë e qartë për të gjithë se qëllimi i iniciativës serbe për një rezolutë të tillë, ishte si gjithmonë destruktiv dhe dashakeq – ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Përse ? sepse Serbia fillimin e dialogut me Kosovën e keqpërdori në arenën ndërkombëtare, duke propaganduar ndër shtete dhe qeveri të ndryshme, se kinse me Kosovën po bisedohej dhe duhej të bisedohej për çështje të statusit të saj të ardhshëm; ndaj sipas saj edhe shtetet mosnjohëse deri atëherë, nuk do të duhej ta njihnin Kosovën -gjithnjë sipas propagandës së saj helmuese-, por duhej të prisnin epilogun e bisedimeve – për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Prandaj, me plotë gojë dhe argumente të shumta, mund të konstatohet këtu, se diplomacia, rrjedhimisht politika e jashtme dhe diplomacia tejet dhe vazhdimisht perfide serbo-sllave e Beogradit e vuri në lajthim edhe Asamblenë e OKB-së dhe gjithë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe tërë Bashkësinë ndërkombëtare të kombeve të civilizuara; si me këtë rezolutë, po ashtu edhe me veprimet, sjelljet dhe politikat diplomatike të saj në relacion me kinse dialogun me Kosovën.
Përse? sërish sepse Serbia duke e manipuluar si OKB-në po ashtu edhe BE-në dhe Kosovën, më saktësisht përfaqësuesit e saj institucional, ajo nën fashën dhe ombrellën kinse dialoguese – “konstruktive”, inkorporoi me sukses, por në dëm të parikuperueshëm të Kosovës dhe të perspektives së saj shtet-konsoliduese edhe ato 6 pikat defamoze të Bankin Munit edhe shumë e shumë çështje e problematika të tjera – që ishin jashtë kompleksit morbid politik dhe kushtetues –juridik të të ashtuquajturi “Plan i Ahtisarit”; që në fakt ishin çështje kryesisht ose madje edhe ekskluzivisht çështje të brendshme sovrane të Kosovës – për të cilat, pothuajse më shumë se një dekadë, po bisedohet padrejtësisht dhe kundërkushtetutshmërisht me Serbinë dhe BE-në në Bruksel – pa pothuajse asnjë sukses dhe pothuajse asnjë rezultat të prekshëm e konkret afat -gjatë e frytdhënës. Përsëri përse? ndër të tjera sepse, Serbia po kalkulon dhe po bën obstruksione të qarta; si ndaj Kosovës edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pra ajo, nuk është e interesuar që të ketë – madje asnjë marrëveshje përfundimtare për çfarëdo çështje – qoftë ajo edhe çështje minore e lëre më për një kinse marrëveshje gjithëpërfshirëse – për njohje reciproke, siq po trumbetohet me vite, qoftë në Bruksel apo në Prishtinë e gjetiu.
Si rrjedhojë e pasojave të kësaj rezolute, mungesës së parimësisë së BE-së; Bashkësisë ndërkombëtare dhe vetë morbiditetit dhe obstruktivitetit të Serbisë; por gjithsesi edhe gabimeve pothuajse të vazhdueshme dhe të pafalshme të Kosovës dhe institucioneve të saj përfaqësuese, rezultatet e procesit të dialogut( fillimisht teknik, që pat filluar me 8 mars 2011., në Bruksel) edhe pas një sage më shumë se dhjetëvjeçare, ishin pothuajse barazi me asgjë.
Pse? sepse, përveç tjerash po ky proces, në fakt ishte dhe është edhe tani jo proces teknik apo për çështje teknike reversibile – në mes të dy shteteve sovrane, por një proces i pastër negociator – politik-diplomatik, madje shumë I komplikuar, i cili në të njëjtën kohë është edhe një proces totalisht i pabarabartë dhe joparimor – në mes të palëve – po ashtu të pabarabarta, që vazhdon e nuk përfundon dot, që nga viti 2011 e deri me tash; si një proces më tepër se minor dhe i shtirur; ndërkohë që degradimi dhe dëmtimi i Kosovës, nga stagnimi i procesit të njohjeve e deri te rritja e numrit të shteteve mosnjohëse (ç’njohjet nga shtetet paraprakisht njohëse) dhe deri te asteriksi ose fusnota, e cila si një reprezentim i shtetit gjithsesi paraqet një prapakthim serioz për shtetin e Kosovës, i cili proces ende po vazhdon.
Vazhdohet po ashtu në mënyrë joparimore, të padrejtë e të pahijshme, jokorrekte e madje edhe të pashembullt e të papranueshme, që në mes të dy shteteve sovrane, të bisedohet e dialogohet pothuajse ekskluzivisht për punë dhe çështje të brendshme të Kosovës dhe më shumë në dëm të saj se sa në dobi të saj. Kjo gjendje në të vërtetë paraqet dhe nënkupton edhe një prapakthim tjetër fatal në përfaqësim dhe reprezentim të shtetit – nga një surrogat fantom i prototipit: “as mish as peshk”, siç është i ashtuquajturi UNMIK. Gabimet, e tilla të së kaluarës, janë të dënueshme jo vetëm politikisht, por edhe penalisht dhe moralisht, ndaj si të tilla, druaj se kanë dhe do të kenë rrjedhoja tejet negative, madje edhe mbase të pakompensueshme edhe në të ardhmen; ndaj edhe nuk na lejohet që në të ardhmen eventualisht të na përsëriten sërish gabimet e tilla fatale, që për fat të keq na kanë ndodhur relativisht shpesh në të kaluarën.
4. Disa nga vrojtimet relevante analitike dhe sintetike lidhur me marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë apo si njihet e emërtohet shpesh në opinion publik, si marrëveshje e Brukselit për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë e 19 prillit të vitit 2013.
Bazuar në atë që është shkruar dhe argumentuar më sipër në këtë shkrim, si dhe në standardet dhe parimet, në të cilat mbështetët dhe funksionon me shekuj diplomacia dhe politika e jashtme brendapërbrenda marrëdhënieve ndërkombëtare – në të drejtën ndërkombëtare, krahas problemeve dhe defekteve të pariparueshme strukturale dhe përmbajtjesore, marrëveshja e ashtuquajtur për normalizim, ka edhe shumë mangësi e defekte të tilla formale – juridike dhe diplomatike – në brendinë e saj.
4.1. Me insistimin dhe obstruksionet diplomatike e negociatore serbe, marrëveshja në fjalë në tërë qenësinë e saj strukturale dhe përmbajtjesore, është defektoze dhe në shpërputhje me kërkesat dhe standardët e konventës së Vjenës, dispozitave të Ligjit të Kosovës për traktatet a marrëveshjet ndërkombëtar, uzuset dhe standardet ndërkombëtare, që aplikohen për çdo ditë në transaksionet diplomatike në marrëdhëniet në mes të shteteve të ndryshme –subjekte të së drejtës ndërkombëtare.
Pra, marrëveshjes në trajtim i mungojnë që tri pjesët kryesore, (shiko më detalisht nën pikën I., të këtij shkrimi), të cilat janë dhe duhet të jenë të aplikueshme gjatë përpilimit të çdo marrëveshje apo traktati ndërkombëtar – në mes të dy apo më shumë palëve – shteteve – subjekte të së drejtës ndërkombëtare.
4.1.2.Marrëveshja është e shkruar në një copë letre të thjeshtë të formatit A-4 ., pa siglat dhe tiparet e tjera relevante e domosdoshme në transaksionet e tilla ndërkombëtare. Marrëveshja në shqyrtim është shkruar madje edhe me shkronja të vogla. Se këtë marrëveshje e ka “shkruar”, pranuar dhe nënshkruar dikush, mund të kuptohet vetëm nga le të themi “vula” katrore e vënë në pjesën e epërme të djathtë të letrës A-4., ku shkruan: “Qeveria e Kosovës; njësia organizative 01.,; Nr. i protokollit 1039.,; Nr. i faqeve 02.,; data 19.04.2013., dhe identifikimi i qytetit të Prishtinës , me Prishtinë ; ndonëse Marrëveshja si e tillë ishte proklamuar si e lidhur – në mes të palëve – në Bruksel.
4.1.3. Nga teksti i publikuar, marrëveshja në fjalë nuk pasqyron as nënshkrimet e palëve; gjë që ndër të tjera dëshmon faktin notor dhe të pakontestueshëm, që kjo marrëveshje nuk i plotëson as standardet minimale ndërkombëtare dhe as kërkesat minimale të profesionit, në këtë rast të diplomacisë.
4.1.4. Kjo mënyrë e veprimit në përpilimin e një kinse marrëveshje të tillë , ndër të tjera tregon dhe dëshmon faktin se, Serbia dhe Bashkimi ndërmjetësues-lehtësues Evropian ishin ata, që kështu donin dhe ia impononin Kosovës. Pra lidhjen dhe pranimin e një marrëveshjeje të pabarabartë dhe skajshmërisht e dëmshme për Kosovën – në mes të palëve të pabarabarta dhe në një proces kinse dialogimi, por që ishte i imponuar e në të cilin proces, faktikisht dhe realisht Serbia kinse dialogonte me “përfaqësuesit e Prishtinës” rrjedhimisht “Kontrapartët´ e një pjese të kinse territorit të tyre”…
4.1.5.Nga aspekti formalo-juridik, mbase për dikën e parëndësishme, por në aspektin esencial, gjithsesi ka peshë dhe rëndësi të dorës së parë, se kjo marrëveshje nga ana e Kuvendit të Sërbisë, nuk është ratifikuar, ndërsa nga Kuvendi i Kosovës – me ligj të veçantë dhe votim të duhur, po kjo marrë -veshje skajshmërisht e dëmshme për Kosovën – fatkeqësisht është ratifikuar.
4.1.6.Mbështetur në dispozitat e Konventës së Vjenës dhe Ligjit të Kosovës për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshja e prillit të vitit 2013., e lidhur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e ditur dhe provuar iks herë moslojalitein, jokorrektësinë dhe mosqëndrueshmërinë diplomatike të saj në të përmbajturit dhe respektimin e marrëveshjeve që ajo lidh, veqanërisht me Kosovën – në aspektin formal-juridik të paktën është dashur që në mënyrë shprehimore të inkorporojë edhe rezervën eventuale për te; si dhe mundësinë për tërheqje eventuale nga marrëveshja ndërkombëtare në fjalë.
4.1.7. Marrëveshja e Brukselit e 19 prillit të vitit 2013., në mes të Kosivës dhe Serbisë me asnjë element, me asnjë kusht, a segment të saj, nuk i përmbush kërkesat, uzuset, kriteret dhe as standardet ndërkombëtare për të qenë si e tillë një marrëveshje e kompletuar; brenda kornizave kushtetuese-ligjore dhe respektabile për nënshkrim, ratifikim e më pas edhe zbatim në praktikë të saj.
4.2. Disa nga dispozitat difektuoze, të dëmshme, me pasoja dhe të papranueshme në strukturën përmbajtjesore të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013
4.2.1. Çështja e parë që sheshazi bie në sy – që në shikimin e parë të tekstit të pikës së parë të Marrëveshjes në trajtim, është loja e padenjë për respekt dhe e padrejtë e përpiluesit të tekstit të saj. Më tutje, është përdorimi diferent i një biçim modeli të paparë -pingpongian i emërtimit të Asociacionit në mënyrë ambiguitive, si: “ASOCIACION/BASHKËSI, por edhe në mënyrë alternatore si: “BASHKËSI /ASOCIACION”- nëpër pika të ndryshme (në tekstin në gjuhën shqipe të marrëveshjes.
Kjo lojë perfide diplomatike-politike, nuk është pa një dozë a një tjetër djallëzie dhe as pa një qëllim të fundit të paracaktuar. Ky duplifikim sa fraksional, po aq edhe artificial; madje edhe sijamez i tekstit të emërtimit të marrëveshjes, si i tillë përdorët deri në fund të tekstit të marrëveshjes. Ky veprim tekstual ka rëndësi dhe peshë të padiskutueshme në zbatimin eventual në praktikë, sepse ka edhe domethënie edhe kuptim diferent – fjala asociacion në krahasim me fjalën bashkësi, por edhe prodhon efekte po ashtu diferente si njëra po ashtu edhe fjala tjetër nga ky kontekst këndvështrues.
Një përqasje e tillë ambiguitive dhe intencionalisht fundore, për të prodhuar efekte të caktuara; gjithsesi dyzuese dhe dalluese për palët marrëveshtore, nuk mund të mos konsiderohet -së paku nga shqiptarët e Kosovës si malicioze, malinje dhe dëmsjellëse; e si e tillë madje sigurisht edhe e papranueshme.
Kjo gjuhë e qëllimshme ambiguitive e shumëkuptimësisë nocionale ose edhe konceptuale, mund edhe të emërtohet edhe të tekstualizohet si një soj terminologjie e intencionalitetit destruktiv. Përse? sepse mbase qëllimi i dikujt nga pjesëmarrësit apo më saktësisht i lehtësuesit të takimeve, ishte që përmes konfuzioneve ndërlikimore dhe konfuzionimeve nocionale-konceptuale ambiguitive, t’i balancoj deri në nivelin e propozimeve absurde-utopike e paradoksale kërkesat dhe insistimet e palëve; posaçërisht kërkesat makiaveliste e serike të palës serbe në dialog.
4.2.1.2. Çështja e dytë diskutabile, dubioze dhe që është në shpërputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që gjendet në fjalinë e dytë të pikës së parë të marrëveshjes, ka të bëjë me togfjalëshin: “Asociaciacion/Bashkësi të komunave “ME SHUMICË SERBE”. Ky formulim marrëveshtor i këtij togfjalëshi, më saktësisht pjesës së dytë të tij, në të vërtetë i jep karakter të padiskutueshëm ETNIK; e më saktësisht se kaq: MONOETNIK asociacionit të pretenduar dhe si i tillë është në kundër -shtim total me dispozitat e paragrafit 2 të nenit një 1., të Kushtetutës, sipas të cilave DISPOZITA:” REPUBLIKA E KOSOVËS ËSHTË SHTET I QYTET -ARËVE TË SAJ (pra shtet i qytetarëve të barabartë dhe jo i etnive); sipas dispozitave të nenit 3 ., paragrafi një të Kushtetutës SONË, sipas të cilave:” Republika e Kosovës është SHOQËRI MULTIETNIKE…” dhe dispozitave të nenit 24., sipas të cilave: “para ligjit (që don të thotë edhe para kushtetutës dhe shtetit), të gjithë (qytetarët – shtetas të Republikës) – janë të barabartë.
Dispozita e mësipërme e pikës së parë të marrëveshjes, është kryekreje antikushtetuese dhe diskriminuese dhe si e tillë e vë në pikëpyetje gjithë idenë dhe frymën, jo vetëm të Kushtetutës në fuqi, por edhe të vet shtetit të Kosovës si një shtet i komuniteteve rrjedhimisht edhe i qytetarëve të barabartë dhe jo shtet etnik i vetëm një etnie ose kryesisht i një komuniteti; në këtë rast për më tepër, formulimi i tillë është i papranueshëm dhe edhe më i pazbatueshëm, ngase një komunitet pakicë pra minoritet, vëhet në epërsi privilegjuese mbi komunitetet e tjera; mbi komunitetin shqiptar si shumicë dërmuese dhe përcaktuese në këtë vend; rrjedhimisht e vënë komunitetin serb në pozitë jo vetëm superiore, por edhe supremative, në relacion me komunitetet e tjera që jetojnë në komunat e supozuara si pjesë përbërëse e Asociacionit.
Edhe më qartë se kaq, ky formulim e vë komunitetin pakicë serb, jo vetëm në pjesën veriore të vendit, por në tërë Kosovën, në një pozitë supremative ndaj të gjitha komuniteteve të tjera edhe ndaj atij shqiptar. Për më tepër kjo formë e mbarshtrimit marrëveshtor dhe ky pretendim kinse rregulativ kushtetues – juridik – gjykuar nga këndvështrimi i një akribie të mirëfilltë dhe substaniale shkencore e profesionale; madje edhe nga këndvështrimi demokratik, kri -jon një ASIMETRI rregulative (që në esencë don të thotë derregulim dhe degradim kushtetues-juridik të vendit ) apo edhe më saktë e stimulon dhe vetësiguron krijim të një pozite edhe më FAVORIZUESE edhe më MAJO -RIZUESE të pakicës SËRBE mbi shumicën tjetër; rrjedhimisht në literaturë, ky fenomen ndeshet dhe shpjegohet edhe si TIRANI E PAKICËS NDAJ SHUMICËS.
Kjo formë malicioze, në mos edhe morbide e të menduarit dhe të shprehurit
Ex scribere, pretendon të ndërtoj një MODEL dhe NIVEL QEVERISJEJE (përndryshe inekzistent dhe antikushtetues e antiligjor – bazuar në kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Kosovës) – NË BAZA ETNIKE i cili jo vetëm që nuk do të mund të funksionoj ose nuk do të lejohet (nga të tjerët) që të funksionoj, por i cili edhe do të mund të dëmtonte seriozisht deri në rrënim bazën solide (tashmë për gati një [erek shekulli të krijuar e kultivuar suksesshëm) multietnike dhe qytetare të shtetit dhe bashkëjetesës së komuniteteve ose nëse doni të qytetarëve të Kosovës, të cilat komunitete – në pjesën e tyre dërmuese gjatë këtyre 21 vjetëve bashkëjetesë, si kurrë më parë, e kanë dëshmuar qëndrueshmërinë dhe perspektiven e këtij modeli shtetëror dhe shoqëror të organizimit dhe funksionimit institucional që e kemi edhe aktualisht, po edhe të bashkëjetesës qytetare – si një perspektivë globale e shekullit në vijim dhe mbase edhe të shekujve në vazhdim.
4.2.1.3.Formulimi i pasuesit të dytë të pikës së parë të marrëveshjes, sipas të cilit në – interpretim autentik – don të thotë se: “Anëtarësia (në Asociacion) do të jetë e hapur për çdo komunë tjetër, nëse anëtarët janë në pajtim”.
Teksti i këtij pasuesi të pikës së parë, nuk e përkufizon saktësisht se vetëm komunat me popullsi shumicë serbe, apo edhe të tjerat, mund të anëtarësohen në këtë Asociacion.
Teksti i njëjti, lejon mundësinë e interpretimit teleologjik, sipas të cilit edhe komunat e tjera të Kosovës; veçmas ato multietnike, por me popullsi shumicë -joserbe ose edhe ato me popullsi shumicë shqiptare, në një rast të caktuar – qoftë krize, qoftë manipulimi me demokracinë; ose me ligjin e me Kushtetutën; qoftë edhe në rast të shprehjes “kolektive” të një “ dëshire” eventualisht “plebishitare”, të deklarohen dhe përcaktohen për anëtarësim në Asociacion.
Kjo dhe situata të tjera të paparapara, por të ndodhshme, në mos për arsye dhe frymëzime a motive politike, atëherë për arsye ekonomike dhe ekzistenciale të qytetarëve të komunave të tjera (ngase komunat me shumicë popullsie serbe edhe me planin e Ahtisarit për decentralizim edhe me ligjin për vetëqeverisje lokale, janë asimetrikisht të favorizuara si në kompetenca ashtu edhe në donacione, subvencione, kreditime të buta e financime shumëburimore nga brenda vendit; nga Serbia, por edhe nga jashtë vendit), me anëtarësimin eventual edhe të komunave të tjera të Kosovës në këtë Asociacion të pretenduar nga Serbia, keqas do të mund të vështirësohej pozicioni jo vetëm funksional dhe efikas i shtetit të Kosovës, por edhe ekzistenca e tij si shtet sovran dhe i pavarur do të mund të vihej seriozisht në pyetje.
Përse? Sepse shteti rrjedhimisht organizimi shtetëror politik-juridik, do të mund të disbalancohej. Nëse shtrohet eventualisht pyetja. Si, po pa vështirësi të mëdha-përmes mekanizmave ventiluas, perfid e ambiguitiv, të cilat në mënyrë latente ose edhe më pak latente, janë paraparë dhe inkorporuar në Marrëveshjen në trajtim. Nëse ka nevojë edhe më saktë të elaborohet procesi i disbalancimit të mundshëm. Ky proces potencialisht do të mund të ndodhë me kalimin e mundshëm (anëtarsimin) e më shumë komunave – se sa ka tani me shumicë serbe – 10 syrësh – në Asociacion). Pra, në këtë mënyrë përfaqësuesit e komunave të Asociacionit do të mund ta shpallnin një republikë tjetër, të cilën do të mund ta njihnin menjëherë ose shpejtësisht disa shtete -aleate ose satelite të Rusisë, Serbisë ose të ndonjë tjetri shtet të botës. Po, Përse? sepse Kosova është dhe për shumë kohë –në të ardhmen – do të vazhdoj të jetë, njëra ndër pikat më interesante aq sa edhe më neuralgjike gjeo-politike dhe gjeostrategjike të Botës.
Krijimi i një gjendjeje të tillë nuk duhet lejuar, ngase nuk i shkon në favor askujt, përveçse interesave strategjike, parësisht të Serbisë hegjemone, për ta destabilizuar e më pas edhe zhbërë sa më parë dhe me çdo kusht shtetin e Kosovës dhe për ta bërë rivindikimin e saj. Në këtë kontekst, assesi nuk duhet as minimalisht minimizuar e anashkaluar edhe interesat e jashtëzakonshme strategjike të shteteve e blloqeve (aniqë joformale-por rrezikuese reale ose potenciale të interesave, sigurisë dhe perspektives stabile e zhvillimore të Kosovës. / Vijon